U vra me thikë jashtë shkollës në Durrës, babai15-vjeçarit tregon një histori krejt ndryshe nga Policia

U vra me thikë jashtë shkollës në Durrës, babai15-vjeçarit tregon një histori krejt ndryshe nga Policia

December 5, 2025 0

15-vjeçari Erion Boba, nxënës i shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” në ish-kënetë të Durrësit u përcoll në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes, Bulqizë. Ai mbeti i plagosur me thikë në zemër nga një 14-vjeçar, 9 ditë më parë por nuk arriti tu mbijetojë plagëve. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës së ish-Kënetës, ku ishte vendosur prej 3 vitesh familja Boba, të cilët kërkojnë kontrolle më të rrepta ndaj nxënësve si nga mësuesit ashtu dhe nga prindërit.

Ndryshe nga policia, i ati, Adem Boba ka thënë se i biri nuk ka pasur asnjë konflikt personal me autorin. Sipas tij, Erioni punonte pas shkolle dhe ditën e ngjarjes ishte nisur për në punë, kur disa shokë i kërkuan t’i shoqëronte për t’u sqaruar me një grup tjetër me të cilin ata kishin debat. Sipas babait, ai ndërhyri për ti ndarë por o godit befasisht me thikë. I ati i viktimës kërkon “dënimin maksimal për autorin”.

“Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa të tjerë. Dhe aty ka nisur konflikti. Ndër këta djali im ka mbetur i dëmtuar. Djali as nuk i ka njohur çunat. Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por i ka çuar atje. I ka dërguar që të sqarohen dhe të ikte në punë të vet. Më ka ardhur e papritur, vetëm kur më kanë thënë se çuni është shumë sëmurë. Djali në 12 ka qenë në shkollë. Nuk ka pasur asnjë konflikt. E kam marrë vesh nga një shok i djalit pasi ka ndodhur ngjarja. Kjo mua më ka ardhur bombë komplet. Ai ka ndërhyrë për ti ndarë dhe ka marrë thikën”, thotë babai.

Ndërsa burime nga policia thanë se sherri ka nisur nga ofendime të vazhdueshme në shkollë dhe komenteve në rrjetet sociale mes viktimës dhe autorit. Burimet tregojnë se viktima e kishte telefonuar autorin për t’i kërkuar sqarime për sharjet e vazhdueshme në shkollë por dhe komentet në rrjetet sociale. Takimi degjeneroi shpejt në konflikt fizik, pasi 14-vjecari kishte shkuar me thikë në brez. Të pranishëm kanë qenë dhe adoleshentë të tjerë. 14-vjecari u prangos pas krimit, ndërsa më 27 nëntor  Gjykata e Durrësit caktoi ndaj tij masën arrest me burg.

Shokët dhe shoqet e klasës së 15- vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën pasi u plagos me thikë në zemër nga një 14-vjeçar në qytetin e Durrësit, i kanë shkruar një mesazh në dërrasën e klasës duke treguar mungesën që ndjejnë për të.

Përse na ike more Erion? Përse na ike more shok. Si na e thave zemrën kështu? Si na shkatërrove krejt

Klasa bosh, nuk do të jetë më e njëjtë pa ty. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë ai shoku çapkën dhe gazmor që e donim të gjthë

Përjetësisht në zemrat tona! I pa harruar qoftë kujtimi yt!

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre, Erjon Boba, i cili humbi jetën ditën e djeshme në spitalin e Durrësit, pasi ishte goditur me thikë nga një 14-vjeçar.

Erjon Boba kishte vijuar mësimet deri në klasën e gjashtë në këtë shkollë. Në shenjë respekti dhe zie, drejtoria, mësuesit dhe bashkëmoshatarët e tij vendosën lule në vendin ku ai ka qëndruar gjatë viteve të shkollimit.

Sipas mësuesve dhe shokëve të klasës, ai ishte një nxënës i sjellshëm dhe shumë i mirë. “Kur morëm lajmin, nuk na besohej. Ishte një fëmijë i qetë dhe i dashur,” u shprehën ata me dhimbje.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës së ish-Kënetës, ku ishte vendosur prej 3 vitesh familja Boba, të cilët kërkojnë kontrolle më të rrepta ndaj nxënësve si nga mësuesit ashtu dhe nga prindërit.

Na ka tronditur të gjithëve. Fëmijët duhen kontrolluar çdo mëngjes. Nuk e dimë çfarë mbajnë me vete,” tha një banore e zonës. Ajo tregoi se e njihte viktimën dhe e përshkroi si djalë të sjellshëm

?Më ka ardhur shumë keq, ishte djalë shembullor”, u shpreh pronarja e banesës ku jetonte me qira familja Boba.

revista.one/