Nailiri i eliminuari i dytë nga Big Brother VIP Kosova 4

Nailiri i eliminuari i dytë nga Big Brother VIP Kosova 4

December 6, 2025 0

Në spektaklin e së premtes në “Big Brother VIP Kosova 4”, banori Nailiri u eliminua nga shtëpia më e famshme në vend. Ai nuk arriti t’i shpëtonte televotimit, ku përballë tij për mbijetesë garonin edhe Hygerta, Labinoti, Alba, Ibro dhe Shkurta.

Banori nga Shkodra, edhe pse qëndrimi i tij në shtëpi ishte relativisht i shkurtër, arriti të bëhej pjesë e debateve dhe u dallua për aktivitetin dhe energjinë që solli brenda BBVK 4.

Eliminimi i tij shënon një moment të ri në lojën e këtij edicioni, duke hapur rrugë për përplasjet dhe dinamikat e radhës mes banorëve. 

Në fillim te programit, klipin prezantues, Nailiri zgjodhi ta përkufizojë veten si një “çun Londre” — një frazë që për të nuk lidhet thjesht me faktin se ka jetuar në kryeqytetin britanik, por me një të kaluar të trazuar. Në mënyrë të tërthortë, ai la të kuptohet se ka qenë i përfshirë edhe në “aksione ilegale”, një rrëfim i pazakontë për formatin dhe që ndezi menjëherë kuriozitet.

Gjatë Prime-it të parë, ai foli hapur për pendesën e tij. Nailiri tregoi se ka lënë pas mënyrën e vjetër të jetës dhe është fokusuar tërësisht në krijimtari. Sot ai merret me projekte më artistike, përfshirë podcastin e tij “Shah Mat”, ku sjell biseda të thella dhe rrëfime të personazheve publikë.

Në “Darkën e të Nominuarve” solli një moment të shumëpritur nga publiku, teksa u diskutua hapur për komentet dhe aludimet që kanë qarkulluar në shtëpi rreth një pëlqimi të mundshëm të Nailirit për Hygertën. Situata, e cila prej disa ditësh ka ndezur bisedat mes banorëve dhe rrjetet sociale, mori një tjetër kthesë pas deklaratave të dy protagonistëve.

I pyetur drejtpërdrejt për temën, Nailiri u shpreh me një dozë ironie, duke mohuar se ai e ka shprehur ndonjëherë vetë pëlqimin ndaj Hygertës:

“Kam turp t’ia shpreh në sy. Nga respekti që kam për ty, thjesht kam zor me ta thënë në sy,” tha ai, duke nënvizuar se ideja e një pëlqimi është një interpretim i bërë nga Alba, e jo një deklaratë që ka dalë nga goja e tij.

Me këtë koment, Nailiri u mundua të qartësojë se çështja është ekzagjeruar në shtëpi, dhe se ai nuk ka artikuluar asnjë ndjenjë të tillë. Gjithsesi, mënyra ironike e shprehjes la vend edhe për interpretime të tjera, çka e bëri atmosferën në studio edhe më të tensionuar.

Pas fjalës së tij, edhe Hygerta u kërkua të komentonte gjithë situatën. Ajo mbajti një qëndrim të qetë dhe diplomatik, duke thënë:

“Unë mendoj se e ka thënë në kuptimin e femrës së pjekur.”

revista.one/