Komiteti hap Universitetin vetëm për provimet, hiqet karantina me Greqinë

Komiteti hap Universitetin vetëm për provimet, hiqet karantina me Greqinë

May 5, 2021 0

Komiteti Teknik i Ekspertëve i mbledhur mesditën e sotme ka vendosur hapjen e pjesshme të auditoreve të universiteteve. Masa e dyte ishte heqja e karantinës dyjavore për qytetarët që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në konferencën për media.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur heqjen e masës së karantinës 14 ditore me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në vijim të vlerësimit të situatës epidemiologjike, me kërkesë të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve do të lejohet hapja e auditoreve të universiteteteve vetëm për procesin e konsultimeve dhe sezonin e provimeve. Sigurisht, duke siguruar zbatimin rigoroz të protokolleve shëndetësore”, bëri me dije Manastirliu.

Gjatë takimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Manastirliu ka bërë deklaroi se masat e tjera do të mbeten të pandryshueshme.

Duke folur për proçesin e vaksinimit, Manastirliu tha: “Kanë mbërritur në vend prej fillimit të kësaj situate më shumë së 748,400 doza vaksine. Aktualisht jemi në shifrat e 537 mijë vaksinimeve. Rreth 100 mijë qytetarë kanë marrë dhe dozën e dytë të vaksinës. Ritmi i vaksinimit mbetet i lartë për dozat e administruara në 7 ditët e fundit për 100 persona, krahasuar edhe më vendet e ndryshme europiane”.
Dr. Silva Bino në prezantimin e saj tha se vaksinimi ka ndikuar në përmirësimin e situatës epidemiologjike. Ajo e ka lidhur kete me uljen e numrit të fataliteteve.

revista.one/