“Ai nuk meriton as një takim”, Alba plas në vaj dhe ndahet live nga i dashuri
December 19, 2025Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Kosova solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi Alba vendosi t’i japë fund lidhjes së saj jashtë shtëpisë, drejtpërdrejt në transmetim.
Situata nisi si një provokim mes banorëve. Grupi i drejtuar nga Toni vendosi të fshehë “Stitch-in” e Albës, një lodër pellushi që për të kishte vlerë të veçantë emocionale, pasi përfaqësonte një kujtim nga partneri i saj. Ajo që për të tjerët ishte një dinamikë loje, për Albën u shndërrua në pikën që mbushi kupën.
E prekur nga mungesa e mbështetjes nga jashtë shtëpisë, Alba zgjodhi të flasë hapur dhe të marrë një vendim drastik, duke e mbyllur marrëdhënien e saj publikisht. Me tone të ashpra dhe emocione të forta, ajo u shpreh se kishte dhënë shumë në atë lidhje, pa marrë të njëjtin përkushtim në këmbim.
“Për një muaj do e rrotulloja botën. Nuk kam pse të merrem me një njeri me fjalë boshe pa vepra. Mungesa e përkrahjes nga ai nuk meriton as një takim,” tha ajo mes revolte dhe zhgënjimi.
Në rrëfimin e saj, Alba zbuloi se kriza nuk ishte e re. Sipas saj, marrëdhënia kishte qenë e lëkundur edhe para hyrjes në Big Brother VIP Kosova, duke e përshkruar situatën me shprehjen popullore:
“Kemi qenë para Bigut në situatën ‘hyp se të vrava, zbrit se të vrava’.”
“Stitchi më nuk ekziston. Nëse najherë për mua të mer malli, ta dish se nuk ke me më gjetë më. Dhe lajmin e fundit që dua të them, nuk ka më nevojë as për mbajtjen e fjalëve bosh, as për mesazh, as për dron, sepse ka marrë fund çdo gjë, me gjithë mungesën e veprimit”, tha Alba.
Një ditë më parë, Alba ka shpërthyer sërish në lot pas largimit nga darka e të nominuarve, duke shfaqur një gjendje të rënduar emocionale.
E prekur dhe e zhgënjyer nga situatat e fundit brenda shtëpisë, ajo u shpreh hapur për ndjenjat e saj, duke theksuar se ka humbur çdo dëshirë për të njohur apo për t’u afruar me ndonjë mashkull.
E revoltuar, Alba tha: “Nuk dua te njoh asnjë mashkull ne jetën time, mbaroi cdo gje, s’dua te merrem”, duke lënë të kuptohet se përjetimet e saj të fundit e kanë lënduar thellë.
Gjatë këtij momenti të vështirë, Shkurta qëndroi pranë saj dhe u përpoq ta qetësonte, duke e pyetur me kujdes: “A po te pengoj?”, në shenjë mbështetjeje dhe dëshire për ta ndihmuar të kalojë këtë gjendje emocionale.
Alba vijoi më tej duke shprehur zhgënjimin e saj të madh për mënyrën se si, sipas saj, keqpërdoret mirësia e një femre për interesa personale dhe për audiencë.

Ajo theksoi se shpesh nuk kuptohet se sa keq mund të nxirret një grua në publik përmes batutave dhe situatave të papërshtatshme.
Sipas saj, ka persona brenda shtëpisë që kanë jetë private, fëmijë dhe janë në lidhje, por megjithatë bëjnë hajgare të tilla me një femër, pa respektuar aspak ndjeshmërinë dhe dinjitetin njerëzor.
Alba u shpreh se në këto raste nuk merret parasysh “njerëzillëku”, por gjithçka shihet vetëm si lojë, ndërsa ajo ndihet sikur trajtohet si robot dhe jo si njeri me ndjenja.
Emocionet e saj të forta treguan qartë se situata ka lënë gjurmë të thella tek ajo, ndërsa momenti u komentua gjerësisht edhe nga banorët e tjerë.
Ky shpërthim i Albës pritet të sjellë reagime të shumta, pasi prek tema të ndjeshme si respekti, kufijtë personalë dhe mënyra se si gratë trajtohen në një format të tillë.
revista.one/


