Toney përfundoi rrugëtimin në Big Brother, Benita shkrihet në lot, edhe Elijona i dha një mesazh
December 20, 2025Toney ishte banori që u eliminua mbrëmë nga gara për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në shtëpi..
Mes pesë banorëve të nominuar këtë javë, Toney ishte ai që përfundoi rrugëtimin e tij, një largim që u konsiderua i papritur.
Ky eliminim u përjetua mjaft rëndë nga Benita, vajza me të cilën Toney kishte krijuar një afrimitet të dukshëm gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
Dyshja janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit, duke ndarë momente të afërta dhe përqafime, gjë që kishte ngjallur kureshtje dhe komente edhe jashtë shtëpisë.
Ajo u pa duke qarë me dënesë, e tronditur nga fakti se ai nuk arriti të vazhdonte më tej garën, ndërsa vazhdimisht përsëriste se sipas saj, Toney nuk e kishte aspak të merituar të largohej nga shtëpia.
E përfshirë nga emocionet, Benita u afrua pranë Arditit, të cilin e përqafoi fort, duke kërkuar mbështetje në ato momente të vështira.
“A e kam penalizuar unë, sepse për këtë po qaj?”, i tha ajo Arditit, por që ky i ktheu përgjigje se nuk ishte faji i saj.

Gjatë momentit të përshëndetjes, banorët e shtëpisë dolën për ta përcjellë drejt derës së daljes, mes tyre ishte edhe Elijona. Ajo u ndal për ta përshëndetur Toney-n dhe, në një moment që ngjalli vëmendje, i përcolli përshëndetje të veçanta babait të tij.
“Toney, më vjen mirë që u njohëm. Të fala babit shumë, e shumë suksese”, i tha ajo, duke e përshëndetur me ngrohtësi.
Ky veprim vjen disa javë pasi babai i Toney-t kishte deklaruar publikisht se do t’i pëlqente që djali i tij të krijonte një lidhje me Elijonën.

revista.one/


