Nis “Big Brother VIP”, ja kush janë 14 banorët që u bënë pjesë e shtëpisë

Nis “Big Brother VIP”, ja kush janë 14 banorët që u bënë pjesë e shtëpisë

December 21, 2025 0

Mbrëmjen e kësaj të shtunë dhe deri në orët e para të së dielës, startoi edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, reality show më i madh në Shqipëri me rekorde audience.

Armir Shahini ose siç njihet ndryshe si Miri i West Side Family ishte konkurrenti i parë për edicionin e pestë të Big Brother VIP.

Armir “Miri” Shahini është një këngëtar shumë i dashur shqiptar, i njohur më së shumti si një nga anëtarët kryesorë të grupit ikonë West Side Family.

Miri ka qenë prej vitesh një figurë e njohur e kulturës pop shqiptare. Karriera e tij, e shënuar nga këngë hite dhe performanca të paharrueshme, i ka siguruar një bazë besnike fansash.

Brikena Selmani ishte banorja e radhës që do të jetë konkurrente në “Big Brother VIP 5”. Ajo është një modele nga Kosova, para pak kohësh përfaqësoi Kosovën në “Miss Grand International 2025”.

Përpara se të përfshihej në modeling, ka punuar si arkëtare për tre vjet në një supermarket, ku është vlerësuar si “arkëtarja më e mirë”.

Kristi Lamaj këngëtar i muzikës popullore, do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “E di kur do të hyj dhe e di kur do të dal. Do të dal me fitore”, tha Kristi Lamaj gjatë fjalës së tij përpara se të hynte në shtëpi.

Ai u rrit në qytetin e Vlorës, me muzikë që në moshë të vogël. Më pas vazhdoi arsimin muzikor në shkollën “Naim Frashëri” në Vlorë, duke u specializuar në këndim klasik.

Ilir Vrenozi do të jetë banori i Big Brother VIP Albania 5. Ai njihet dhe si opozitari më i famshëm në rrjetet sociale, sidomos në TikTok.

Iliri ka përjetuar humbjen e të dy prindërve në një periudhë të afërt, me një histori të rënduar shëndetësore të babait (demencë), si dhe mbart përgjegjësi të vazhdueshme ndaj motrës së diagnostikuar me skizofreni, e cila ka nevojë për mbikëqyrje të plotë. Gjatë kohës që do futet në BBV, për të motrën do kujdeset gruaja e tij.

Lore, këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore do të jetë banorja e Big Brother VIP 5. E lindur në vitin 1996, ajo ka ndërtuar një emër në skenën e muzikës pop shqiptare falë zërit të saj të veçantë dhe shprehjes artistike plot ndjenjë.

U bë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në “The Voice of Albania”, ku impresionoi audiencën me zërin e saj të ëmbël dhe unik. Trajner: Elton Deda.

Seno Fishta është banori, i cili i bashkohet banorëve të tjerë, në këtë edicion të pestë të “Big Brother VIP 5”.

Ai ka lindur në Shkodër dhe e quan veten “delja e zezë” e familjes, kjo pasi ka qenë fëmijë kundër rrymës së kohës. Ai është tifoz i zjarrtë i Vllaznisë dhe ka krijuar një podcast ku flet për futbollin: “Na shkoi jeta rrefishat”.

Lorna Hysa është këngëtare shqiptare, ka konkurruar në një prej spektakleve të njohur të talenteve në Gjermani. Lorna është gjithashtu modele dhe influencer. Prej 3 vitesh jeton në Amerikë.

Shumë e lidhur me astrologjinë, ka gjithmonë një përshkrim të detajuar për secilin në bazë të shenjës së tij astrologjike.

Mal Retkoceri është banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”. Ai është djali i këngëtares së njohur shqiptare të muzikës popullore dhe pop, Violeta Kukaj, gjë që i dha atij kontakt të hershëm me muzikën.

Ai pati shpërthimin e tij publik në vitin 2023, kur mori pjesë për herë të parë në “Festivali i Këngës” në RTSH, edicioni i 62-të. Ai konkurroi me këngën “Çmendur”, të cilën e shkroi, kompozoi dhe orkestroi vetë.

Aktorja dhe këngëtarja, Xhodin Skura ka lindur në Tiranë dhe është rritur me prindërit dhe motrën më të madhe e vëllain më të vogël.

Ka studiuar në liceun artistik ku i ati ka qenë mësues. Në familje janë rritur me dashurinë për artin. Ka konkurruar në The Voice ku është eliminuar tek betejat dhe ka punuar për disa vite si aktore tek “Al Pazar”.

Angelo Aruni është banor i “Big Brother VIP 5”, duke u larguar nga ekonomia drejt një reality show. “Sfida imë është t’i çmend të gjithë”, tha Haruni gjatë fjalës së tij, teksa shtoi edhe disa preferenca të tjera, kryesisht për vajzat.

Ana e tij analitike do ta bënte një banor strategjik dhe mendimtar, i aftë të artikulojë qartë idetë dhe të reflektojë në mënyrë domethënëse.

Selin Bollati, balerinë, moderatore, influencer. E quan veten “Selin the Queen”. Ka lindur në vitin 2002 në Belgjikë, por aty nuk ka jetuar.

Vjen nga një familje me rrënjë artistike: gjyshërit e saj kanë qenë pjesë e një ansambli tradicional, gjë që ka ndikuar në lidhjen e saj të hershme me vallëzimin. Aktualisht, disa ditë në javë është e angazhuar tek “Albanian Night”.

Armir Tola është sipërmarrës i njohur. Është administrator i një firme që merret me ndërtim dhe rikonstruksione objektesh të ndryshme, të gjitha llojet e punimeve në ndërtim.

Armiri është i martuar dhe babai i një vajze, me të cilën është i lidhur shumë. E çon dhe e merr vajzën çdo ditë nga shkolla, fle ende me të në mes.

Ernesti ose siç njihet me emrin e artit Stine, është një ndër këngëtaret apo edhe një ndër kantuatorët më të spikatur në trevat shqiptare.

Ai ka tre motra dhe një vëlla në Gjermani. Që i vogël ka qenë i dhënë pas muzikës dhe kërcimit, ai jepte mësime hip hopi në shkolla private dhe emigroi në Gjermani, ku ka fituar disa çmime.

Sabina Mete, gazetarja sportive, është banorja e fundit që iu bashkua konkurrentëve të tjerë të “Big Brother VIP 5”.

Ajo deklaroi se ka hyrë e qetë në program, duke pranuar që po hyn në BBV single. Gazetare sportive dhe prezantuese televizive e njohur shqiptare, ka raportuar nga terreni, duke sjellë transmetime live dhe analiza nga ngjarje sportive, veçanërisht ndeshje futbolli.

revista.one/