“Unë e di që më do”/ Përqafime mes Mirit dhe Selinit, aleancë apo flirt?
December 22, 2025Selin Bollati dhe Armir Shahini, i njohur si Miri, i kanë dhuruar një përqafim njëri-tjetrit në Big Brother VIP 5. Gjatë përqafimit, këngëtari Miri i ka thënë Selinës se “unë e di që ti më do”, ndërkohë moderatorja Selin i është kthyer duke i thënë se “të gjithë të duan ty, o Miri”.
Gjithashtu, Selin e vazhdoj bisedën me të qeshura ku i tha këngëtarit “bashkëvuajtësi im”, pasi gjatë prime-it të djeshëm Kristi Lamaj ka vendosur që Miri dhe Selin të flenë bashkë në të njëjtin krevat.
Kjo erdhi pasi këngëtari fitoi sfidën e “Bajames” që u dha nga Vëllai i Madh, dhe si avantazh ai mori të drejtën të ndryshonte krevatet e banorëve dhe të vendoste se me kë do të flinin.
Pjesë nga diskutimi:
Miri: Unë e di që ti më do.
Selin: Po ty të duan të gjithë, o Miri.
Miri: Më përqafoj Selini, më dha një…
Lore: S’e besoj.
Miri: Selin, dua edhe njëherë atë përqafimin që ta shohë Lore.
Selin: Bashkëvuajtësi im.
Miri: Tamam bashkëvujtësi im, ne vuajmë në një krevat, krevat.
Opinionistja Françeska Murati u shpreh se banori kishte dëshirë ta bënte këtë gjë. Sipas saj ky veprim nuk ishte normal, duke e lidhur me jetën e banorit jashtë shtëpisë që ka një bashkëshorte dhe një vajzë.
Gjithsesi, për të ftuarat, Sara Gjordeni dhe Sonila Meço, qëllimi i Mirit nuk ishte i tillë, por vetëm po ndiqte rregullat e lojës.
Pjesë nga debati:
Françeska Murati: Nuk më duket mua normale, sepse gruaja e tij mund t’i ketë thënë: ‘Shko, shijoje’, por nuk besoj t’i ketë thënë që të shkojë që në natë të parë të ndajë krevatin me një vajzë beqare.
Sara Gjordeni: Kjo nuk ka qenë një zgjedhje e Mirit, ai ka qenë i detyruar.
Françeska Murati: Ai mund të thoshte: ‘Faleminderit, deri këtu i kam limitet. Unë nuk flemë një tjetër në krevat, sepse më ndjek vajza ime’. Nuk mund të dalësh nga karakteri yt që në natën e parë.
Sara Gjordeni: Po nënkuptojmë sikur Miri kishte qejf të flinte me Selinën, që unë heq dorë dhe tërhiqem.
Françeska Murati: Po, unë mendoj që po. Patjetër. Kishte qejf. Në Big Brother nuk të detyron askush të bësh asgjë me zor.
Milaim Zeka: Ndoshta do rrinë zgjuar.
Sonila Meço: Të lutem, nuk është gijotinë morale Big Brother-i.
Françeska Murati: Ke gjithmonë një zgjedhje. Asgjë aty nuk është e detyrueshme.
Sonila Meço: Ose do ta quajmë eksperiment social, ose gijotinë morale.

revista.one/


