Pas replikave online, sulmohet në Tiranë TikTokerja e njohur Suada Muça
December 25, 2025Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga disa vajza, të cilat dyshohet se kanë vepruar për hakmarrje.
Ngjarja lidhet me ofendime dhe fyerje të publikuara më herët në rrjetet sociale nga Muça ndaj Xhemal Uka, i njohur me nofkën “Fire”.
Sipas pamjeve që po bëjnë xhiron e rrjetit, Suada është përballur me një grup vajzash të cilat e kanë sulmuar atë. Videoja tregon momentet e tensionit ku personazhi i njohur goditet nga disa persona, si pasojë e sharjes që Suada i kishte bërë familjes se personazhit “Fire”.

Përmes këtij reagimi, ajo ka njoftuar ndjekësit mbi gjendjen e saj aktuale. “Jam mirë, faleminderit që jeni shqetësuar për mua,” është shprehur ajo, duke tentuar të qetësojë opinionin publik pas pamjeve shqetësuese që u shpërndanë masivisht.
https://www.instagram.com/reel/DSqd1epjaIB/?utm_source=ig_web_copy_link
Dhuna për shkak të TikTok-ut, është një rast i përsëritur. Së fundmi, dy episode të tjera të rënda dhune, deri në plagosje, janë regjistruar në Tiranë, të cilat dyshohet se e kanë zanafillën nga konfliktet në rrjetin social TikTok.
Një nga rastet lidhet me plagosjen e Fabion Kuçi, i njohur në rrjetet sociale si “Gucci”. Kuçi është përfshirë fillimisht në përplasje verbale në TikTok, më pas u plagos me armë zjarri. Gjatë dëshmisë në polici, ai ka deklaruar se konflikti nisi pas sharjeve në rrjetet sociale, ndërsa autori i plagosjes është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Rasti tjetër i rëndë është ai i plagosjes së një 26-vjeçari në zonën e Freskut, i cili u dhunua me sende të forta. Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim Xhemal Ukën që dyshohet edhe si porositësi i dhunës ndaj Muçës.
revista.one/


