Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”, 17 të tjerët në nominim

Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”, 17 të tjerët në nominim

December 28, 2025 0

Xhodi Skura është banorja e cila ka përfunduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP”. Pas një nominimi mes saj, Angelos, Senos dhe Lornës, banorja nuk arriti të marrë vota.

Pas kësaj ajo hapi edhe biletën e fatit në studio, por nuk ishte pozitive për të.

Xhodi është banorja e parë që largohet në këtë edicion të pestë të “Big Brother VIP”.

“Është shumë herët për ta thënë. Unë dua që ta fitojë Selinë”, kështu u shpreh banorja pas eliminimit.

Nderkohe, 17 banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” do të jenë në votim, teksa publiku do të zgjedhë të preferuarin.

Më pak i votuari nga 17 banorët do të lërë shtëpinë të martën.

revista.one/