“S’më plas për asnjërin”, Stenaldo i ngre zërin Brikenës, plasin komentet për mosmirënjohjen

“S’më plas për asnjërin”, Stenaldo i ngre zërin Brikenës, plasin komentet për mosmirënjohjen

December 30, 2025 0

Një situatë e tensionuar u regjistrua së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Stenaldo shpërtheu ndaj Brikenës pas një bisede mes tyre.

Brikena kishte shprehur se donte të kujdesej për Stenaldon, duke treguar gatishmëri për t’i qëndruar pranë.

Megjithatë, kjo sjellje nuk u prit mirë nga Stenaldo, i cili reagoi ashpër, duke theksuar se nuk i pëlqen të marrë kujdes të veçantë nga askush, sidomos në një lojë ku, sipas tij, të gjithë janë konkurrentë të barabartë.

I nervozuar, ai iu drejtua Brikenës me tone të larta, duke i thënë:
“Për ty do të jetë hera e fundit që merr përsipër gjërat e mia në raport me mua, sepse të krahasojmë mendët e ne të dy, ti je aty ku thërret qameti, nuk duhet ta çosh më nëpër mend, e kupton, të mos e çosh më nëpër mend, s’ka njeri të të ketë ty këtu motër asgjë, je një konkurrente si të gjitha të tjerat, ke ato limite që ke, ato benefite që ke, ke ato limite që ke, mos ta qosh më nëpër mend, jo ti, por asnjë këtu, se s’më plas mua absolutisht në mënyrë totale për asnjërin, në qoftë se unë vij në këtë lojë, vij t’ju fut të gjithëve poshtë, të tërëve pa përjashtim”.

Reagimi i Stenaldos krijoi një atmosferë të rënduar në shtëpi dhe u komentua gjerësisht nga banorët.

Nga ana tjetër, Brikena u shpreh se ishte ndier keq për një fjali të thënë më herët, duke tentuar të shpjegojë qëndrimin e saj.

Mirëpo, kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Stenaldo, i cili reagoi menjëherë: “Si mund të ndihesh keq ti për atë fjali, kur unë nuk u ndjeva keq. Unë ju kam kundërshtar të gjithëve dhe mos e merrni për dobësi qasjen time prej njeriu të edukuar”.

Më pas, Stenaldo shtoi se ishte pikërisht sjellja e Brikenës ajo që e kishte shtyrë të fliste me tone kaq të larta, duke theksuar se ishte provokuar nga ajo.

Pas transmetimit të këtyre pamjeve, reagimet në rrjetet sociale nuk munguan. Një pjesë e madhe e komenteve kanë qenë negative ndaj qasjes së Stenaldos, ku disa ndjekës e kanë cilësuar sjelljen e tij si të ashpër dhe të panevojshme.

Madje, ka pasur edhe komente që e kanë quajtur mosmirënjohës dhe arrogant, duke kritikuar mënyrën se si iu drejtua Brikenës.

revista.one/