Alarm në fushë: Broja pëson goditje, vendimi i trajnerit ngre pikëpyetje (VIDEO)

Alarm në fushë: Broja pëson goditje, vendimi i trajnerit ngre pikëpyetje (VIDEO)

December 30, 2025 0

Armando Broja i trembi të gjithë në minutën e 89-të, ndërsa Bërnli po përballej me Njukasëll. Sulmuesi i Kombëtares pësoi një goditje, që u duk se ishte e rëndë nga reagimi i lojtarit në fushë.

Broja reklamonte dhimbje të mëdha në fushën e blertë, megjithatë ishte trajneri Skot Parker që po e shtynte të vazhdonte. Dhe pse e provoi fillimisht, më pas stafi mjekësor u afrua për ndihmën e parë.

Loja rifilloi për Brojën në minutën e 92-të, pasi edhe stafi mjekësor dha “ok”. Sulmuesi shqiptar ndërkohë vazhdonte të çalonte në disa momente.

Broja bëri mjaft mirë në ndeshjen e sotme. Bërnli ndërkohë u mposht 1 me 3 nga Njukasëll, ndërsa goli i vetëm për ekipin e tij u asistua nga Broja.

Goditja që pësoi Broja: (VIDEO) + (VIDEO)

revista.one/