Orikum/ Burri vrau gruan dhe më pas u vetëvra në garazh, ishin në prag divorci
January 2, 2026Kjo është banesa e çiftit të vrarë mesditën e kësaj të premteje në Orikum të Vlorës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30, ku Llogora Xhebro, 52-vjeç ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij, Bozhe Bozhanim 48 vjeçe.
48-vjeçarja ka ndërruar jetë në banesë, ndërsa në momentin që shërbimet e policisë kanë mbërritur në banesën e çiftit, kanë konstatuar se 52-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.
Burime bëjnë me dije se pas një konflikti të dhunshëm, burri dyshohet se e ka dhunuar bashkëshorten dhe më pas e ka transportuar atë në urgjencën e spitalit, ku ajo ka mbërritur pa shenja jete.
Hetimet paraprake ngritin dyshime se, përveç dhunës fizike, viktima mund të jetë mbytur me duar.
Pasi e ka lënë gruan në spital, autori është kthyer në banesë, ku më pas dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij. Çifti kishte dy fëmijë, ndërsa familjarët kanë deklaruar për policinë se kohët e fundit marrëdhënia mes bashkëshortëve ishte e tensionuar dhe ata ndodheshin në prag të ndarjes.
Sipas të afërmve, konfliktet mes tyre nuk ishin denoncuar më parë në polici. Hetuesit dyshojnë se problemet e vazhdueshme familjare mund të kenë qenë shkaku që çoi në këtë ngjarje të rëndë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje!
revista.one/

