Elijona Binakaj përlotet pas gjestit të Ludo Lee: Më ndjek babai…
January 6, 2026Një situatë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, ku një veprim i Ludo Lee ndaj banores Elijona Binakaj ka shkaktuar reagime të forta dhe diskutime të gjera mes banorëve.
Gjatë një momenti që u transmetua në shtëpi, Ludo Lee bëri një gjest drejt Elijonës, i cili u perceptua nga ajo si i pahijshëm dhe u cilësua si ngacmim seksual.
Edhe pse Ludo u shpreh se veprimi i tij nuk kishte qenë i qëllimshëm, situata la një ndikim të fortë emocional tek Elijona.
Pas incidentit, ajo u pa e përlotur, duke rrëfyer hapur se ishte ndjerë jashtëzakonisht në siklet.
Elijona theksoi se një nga arsyet kryesore të shqetësimit të saj ishte fakti që gjithçka po transmetohej dhe se familja e saj po e ndiqte nga jashtë, veçanërisht babai i saj. Ajo shprehu frikën se si do të interpretohej situata dhe si mund të ndihej familja e saj përballë kësaj skene.
“U ndjeva shumë keq dhe në siklet”, u shpreh ajo ndër tjerash.
Me heret, Elijona Binakaj ka bërë haptazi një bisedë me Klodian Mihajn për jetën dhe atë që ka kaluar deri më tani.
Ajo i është qasur humbjes së nënës dhe motrës në vitin 2021 nga një aksident me autobus. Banorja në një mënyrë tregon se është rritur para kohës për shkak të ngjarjes së rëndë që ka përjetuar.
“Historia më ka bërë kjo që jam, ama dua të vlerësohem për njeriun që jam e jo për t’iu dhimbsur tjerëve. Unë kam qejf të jap shembull, me ia largu njerëzve që kanë nevojë”, u shpreh ajo.
Tutje mes lotësh tha: “Ajo është pjesë e jetës time dhe nuk mundem ta mohoj kurrë, ajo më ka bërë kjo që jam sot. Edhe unë kisha pas dëshirë të jem fëmijë me 18 vjet, por jeta më ka bërë”.

revista.one/


