Babai i kërkon Selinës largimin e menjëhershëm nga “BBVA”, ndërsa sondazhi e nxjerr më pak të votuarën
January 10, 2026Situata mes Selinës dhe familjes së saj jashtë shtëpisë duket se ka arritur pikën kritike.
Gazetari Elton Tozaj ka zbuluar se babai i banores ka ndërmarrë hapa konkretë për ta nxjerrë vajzën nga loja.
Sipas Tozajt, durimi i familjes ka sosur dhe babai është paraqitur fizikisht pranë ambienteve të Top Channel.
“Sipas informacioneve të mia, babai i Selinës ka kërkuar largimin e saj, është shfaqur në dyert e produksionit dhe ka kërkuar largimin e menjëhershëm,” deklaroi gazetari në Mcn.
Shkaku i vetëm dhe kryesor i këtij vendimi drastik është afrimiteti i vazhdueshëm i Selinës me Mirin.
Pavarësisht mesazheve të mëparshme dhe letrës që babai i dërgoi për t’i kërkuar distancim, marrëdhënia e tyre ka vijuar të thellohet, gjë që familja e konsideron të papranueshme, veçanërisht për shkak të statusit të martuar të këngëtarit.
Megjithatë, Miri dhe Selin kanë patur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Banorja duket se nuk është e bindur në sinqeritetin e këngëtarit, pas disa fjalëve që i kanë thënë Juxhini, Angelo dhe Kristi.
Prej ores 21:00 nis prime i rradhes se Big Brother Vip 5.
Sic eshte lajmeruar ne promon zyrtare qe sonte priten te diskutohen:
Ftohja mes Selin dhe Mirit, a ndikoi Greta?
Çfarë po fshehin dy kunatat?
Për herë të parë këtë sezon Kutia e Pandorës, kush do të jetë përballë saj?
Eshte edhe nominimi shume i forte mes: Mirit, Selin dhe Juxhinit.
Keto jane Votat e publikut te rrjeteve sociale ku me i votuari per tu shpetuar eshte Juxhini
dhe me pak e votuara eshte SELIN me 13% te votave:

revista.one/


