Kur nuk pritej, këngëtari kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother: Nuk kam më arsye…

Kur nuk pritej, këngëtari kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother: Nuk kam më arsye…

January 11, 2026 0

Këngëtari Stine ka vendosur të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.

Në nisje të spektaklit të kësaj të shtune, ai deklaroi se nuk ka më asnjë arsye që të qëndrojë në garë dhe se ka vendosur të largohet.

E kam thënë disa herë arsyen. Mendoj se nuk kam më arsye që të rri këtu. Atë arsye që kisha kur hyra nuk e kam më. Arsyeja ka qenë që thjesht të luaj, tani më ka ik dëshira e lojës. Jam në vendin e gabuar, kështu që vendosa të dal. U mundova të ambientohem, por është e pamundur. Është e gjitha me veten time, s’ka lidhje me askënd”-tha Stine.

“A ka arsye Stine për të qëndruar brenda, mendoj se po. Disa herë tregoi se nuk ishte i fokusuar te loja dhe te njeri dhe kjo më krijon konfuzion kur thua nuk dua të luaj, mund të jesh njeri”-tha opinionisti Arbër Hajdari.

revista.one/