Trekëndëshi që po trazon shtëpinë e Big Brother, Ina ka diçka për t’i thënë Keijsit për Stelinën

Trekëndëshi që po trazon shtëpinë e Big Brother, Ina ka diçka për t’i thënë Keijsit për Stelinën

January 11, 2026 0

Ina Aderi është bërë mbrëmë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ajo nuk është pritur aspam mirë nga disa banorë, pasi për herë të parë u transmetua një video e Keijsit duke u puthur me të.

Pamjet u shfaqën pasi Stelina vendosi që të hapte Kutinë e Pandores, e madje si disavantazh ajo do të jetë një banore e vetme me Inën

Video në fjalë shkaktoi reagime të shumta mes banorëve si dhe Stelinës, e cila mbrëmë gjithashtu mori një surprizë nga ana e Keijsit.

Ndërkohë pas përfundimit të spektaklit të madh, Ina ka patur një diskutim me Keijsin. Biseda mes tyre nxori në pah ndjenja të përziera, keqkuptime dhe një trekëndësh që po trazon shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

Pjesë nga biseda:

Ina: Ti Keijsi vazhdo aty e ke lënë, ti e di shumë mirë që një puthje nuk përkufizon asgjë, sepse më ke treguar diçka që edhe njerëz të tjerë e kanë dhënë një puthje dikur dhe vazhdojnë të pretendojnë se kanë dashuri për njerëz të tjerë, e mban mend besoj se vetë ma ke thënë, sepse një puthje nuk përkufizon asgjë.

Keijsi: Ina më pyetën pse je i acaruar dhe i mërzit

Ina: Normal që ti nuk ndjehesh mirë kur dy vajza janë në këtë situatë, unë s’kam asgjë, ju mund të vazhdoni aty ku e keni lënë.

Kur Ina shkoi në living për të takuar banorët e tjerë të shtëpisë, Selin dhe Lore vendosën që të mos e takonin dhe mbajtën një qëndrim të ftohtë kundrejt saj.

“Pse po më shihni kaq çuditshëm?”, dëgjohet të thotë Ina teksa po takonte banorët.

Ndërkohë pas përfundimit të Prime-t të së shtunës, Ina i ka treguar Mirit më shumë për marrëdhënien e saj me Keijsin.

Banorja më e re i tha se ata janë puthur në një lokal pak para se të futej në shtëpinë e “Big Brother” Keijsi, por i tha se kjo nuk i bën ata që të jenë çift. Ajo tha se nuk kanë qenë asnjëherë të lidhur dhe se ajo puthje ka ndodhur thjeshtë në një moment.

Te tre u njoh në programin e dashurisë “Përputhen”, Keijisi dhe Stelina kishte ndërprerë kontaktet më pas, por tani janë ritakuar si pjesëmarrës të edicionit të pestë të Big Brother VIP.

revista.one/