Video që shokon publikun: Limi përdor gjuhë denigruese ndaj Albës

Video që shokon publikun: Limi përdor gjuhë denigruese ndaj Albës

January 12, 2026 0

Një sjellje tejet shqetësuese, e shoqëruar me ofendime dhe gjuhë denigruese, është bërë mbrëmë nga Limi kundrejt Albës. 

Pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale kanë kapur momentin kur ai i drejtohet asaj me fjalë të rënda, në përpjekje për t’i thënë që të mbyllë gojën.

Ata ishin në dhomën e gjumit kur po bënin një diskutim dhe në bisedë e sipër ai përdor një gjuhë tejet fyese, për më tepër ofendimet i bën në anglisht.

“Mos e bëjë të kalojë në nivel tjetër muhabeti, mos më trego ti mu Zotin tënd. Shhh!! You Motherfer, shut the f up. E din ti shumë mirë se çfarë po të them”, i tha ai Albës.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta, pasi mënyra e komunikimit dhe gjuha e përdorur nga Limi konsiderohen të papërshtatshme dhe shqetësuese, duke e vënë Albën në një pozitë të vështirë përballë kamerave.

Më herët, Alba është parë tejet e prekur mbrëmë, teksa qëndronte vetëm në dhomën e gjumit duke folur për Limin.Banorja duket se po e përjeton rëndë situatën me të, që nga momenti kur ai iu bashkua së fundmi shtëpisë së BBVK-së.

Alba ka shprehur hapur zhgënjimin dhe mërzinë për afrimin e Limit me banoret e tjera të shtëpisë. “Ai ka shkuar tani është afruar me femrat e tjera. Me Dolcen me Benitën, pse? Çka don të arrijë me këtë gjë. Pse me Dolcen pse me Benin? Dolce më dhunoi fizikisht, Beni sa më ka shajtë në familje aq edhe në moral”, thoshte Alba.

Qëkur Limi iu bashkua spektaklit, ajo është parë tejet e rënduar emocionalisht. Alba madje herë pas here është shfaqur e përlotur në shtëpi, madje edhe në prezencë të vetë Limit.

revista.one/