Keijsi dëgjohet duke sharë një banore në Big Brother VIP Albania
January 22, 2026Është bërë virale në rrjete sociale një video e banorit të Big Brother VIP Albania 5, Keijsit. Kjo pasi ai dëgjohet duke sharë Stelinën, me të cilën ka pasur një histori dashurie.
“Bravo Stelina, bravo”, u shpreh ai dhe më pas fraza duke sharë.

Duket se Ina ia kujton që ndodhet në një reality shou dhe ia bën me dije për t’i zgjedhur fjalët.
“Më lër rehat se nuk më plas që ka kamera”, tha ai ndër tjerash. Shihet që Keijsi ka qenë në nervoz e sipër dhe nuk i ka menduar pasojat për këtë.
Por, a do të ketë një zarf të zi për këtë si një lloj ndëshkimi? Mbetet për t’u parë në vazhdim.
Kujtojme se Ina dhe Keijsi shkëmbyen puthje pasiononte ndërsa më pas u përqafuan me njëri-tjetrin.
Të dy banorët kanë qenë pjesë e programit “Për’Puthen’’ në Top Channel, ku Kejisi ka qenë në lidhje me Stelinën, por u ndanë dhe pas sipas kësaj të fundit, shkak u bë Ina
revista.one

