Pas distancimit me Dolcen, Limi i dhuron biletat e kthimit Albës

Pas distancimit me Dolcen, Limi i dhuron biletat e kthimit Albës

January 24, 2026 0

Limi, në rolin e kapitenit të javës në Big Brother VIP Kosova, ka pasur një avantazh të rëndësishëm që ka ndikuar drejtpërdrejt në lojën e banorëve, duke ndryshuar balancat brenda shtëpisë.

Si pjesë e këtij privilegji, atij iu dha mundësia që t’u merrte pesë banorëve nga një biletë kthimi, duke i lënë ata pa mundësi rikthimi në rast se do të eliminoheshin nga votat e publikut.

Limi vendosi t’ua marrë biletat e kthimit Londrimit, Ludos, Klodit, Labinotit dhe Benitës, një veprim që u komentua gjerësisht brenda dhe jashtë shtëpisë.

Megjithatë, surpriza e vërtetë erdhi më pas, kur Limit iu dha mundësia që këto pesë bileta t’ia transferonte një banori tjetër, në këmbim të një surprize. Pa hezitim, ai vendosi t’ia jepte të gjitha biletat Albës, duke i garantuar asaj sigurinë dhe mundësinë e rikthimit në rast eliminimi.

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta te publiku, sidomos duke pasur parasysh historinë e mëparshme mes Limit dhe Albes, të cilët kanë qenë çift në një format tjetër televiziv.

Çuditërisht, ndjekësit e vëmendshëm të lojës kanë vënë re se respekti dhe afrimi i Limit ndaj Albes ka filluar të rritet dukshëm që nga distancimi i tij publik me Dolcen.

Me heret Alba dhe Limi, kanë surprizuar publikun me një veprim që askush nuk e priste, duke rikthyer vëmendjen te raporti i tyre i shumëpërfolur brenda shtëpisë.

Gjatë mbrëmjes, dyshja janë parë teksa kapnin duart, një gjest i thjeshtë në dukje, por me një domethënie të fortë për ndjekësit e formatit, të cilët prej ditësh kanë diskutuar për marrëdhënien e tensionuar mes tyre.

Ky moment ka ngritur dyshime dhe shpresa se raporti mes Albës dhe Limit mund të jetë rregulluar, të paktën në një nivel miqësor.

Ndersa Limi dhe Dolce kanë kanë bërë të ditur se kanë vendosur të marrin një hap prapa në raportin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ky vendim erdhi si pasojë e presionit të vazhdueshëm të Albes, e cila ka qenë më parë e dashura e Limit në një format tjetër televiziv, si dhe xhelozisë së theksuar që ajo ka shfaqur ndaj afrimit mes Limit dhe Dolces. Situata mes tyre ka qenë shpeshherë e tensionuar, me akuza dhe përplasje të njëpasnjëshme gjatë ditëve të fundit.

Gjatë diskutimit në prime, Limi u shpreh hapur për arsyen e këtij vendimi, duke deklaruar: “Vendimi do të jetë shumë i thjeshtë, meqë qenka duke u bërë gjithë kjo që ne po bëjmë diçka ekstra për ty, ne do të marrim një hap mbrapa në lidhjen tonë”.

Kjo deklaratë erdhi pasi Alba kishte akuzuar se çdo situatë apo veprim që Limi dhe Dolce bëjnë në shtëpi, e bëjnë qëllimisht për ta provokuar atë. Sipas saj, afrimi i tyre nuk është i sinqertë, por një mënyrë për të krijuar reagime.

Në mënyrë të papritur për publikun, edhe Dolce u pajtua me vendimin për t’u tërhequr, duke pranuar që të bëjë një hap pas për të shmangur tensionet dhe konfliktet.

revista.one/