Baby G hyn në Big Brother, Lorna largohet nga shtëpia: Nuk e prisja

Baby G hyn në Big Brother, Lorna largohet nga shtëpia: Nuk e prisja

January 25, 2026 0

Lorna është banorja e eliminuar mbrëmjen e sotme nga shtëpia e Big Brother VIP 5. Ajo ishte në nominim së bashku me Selin, Mirin, Keijsin dhe Inën, nominim ky i ardhur nga zinxhiri i shpëtimit.

Lorna u bë pjesë e shtëpisë që nga Prime i parë, por nuk arriti dot ta çonte deri në fund lojën e saj.

Në fjalën e saj në studio, ajo u shpreh: “Nuk e prisja. Por publiku do më shumë të shoh lojën në çift si Ina-Keijsi se loja tek”.

Ndersa Baby G është banorja më e re e Big Brother VIP 5. Këngëtarja e njohur i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si e dyta që bëhet pjesë mbrëmjen e sotme pas DJ Gimbo.

Ajo u fut në shtëpi me një mision të veçantë, për të shpërndarë 8 bileta fati. Një ajo e mbajti për vete, ndërsa të tjerat ia shpërndau Brikenës, Selinës, Malit, Stelinës, Stenaldos, Artanit dhe Gretës.

Nderkohe, tre banorë i kanë shpëtuar nominimit këtë javë, duke fituar sfidën “Unë Vlej”.

Stenaldo, Kristi dhe Selin, shfaqën talentet e tyre në skenë me imitime dhe interpretime.

Të tre ata i kanë shpëtuar nominimit, por mund të nominojnë.

Gjithashtu, në Prime-n e së shtunës, u rikthyen nominimet në dhomën e rrëfimit.

Nga nominimet, 10 banorë kanë shkuar në televotim.

Angelo, Artani, Keijsi, Juela, Greta, Krusita, Rogerti, Mal, Miri dhe Mateo kanë shkuar në televotim dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të martën.

revista.one/