Dy tifozë shqiptarë të PAOK në aksidentin e rëndë në Rumani, mes 7 viktimave

Dy tifozë shqiptarë të PAOK në aksidentin e rëndë në Rumani, mes 7 viktimave

January 27, 2026 0

 Një aksident i rëndë rrugor në Rumani u ka marrë jetën shtatë tifozëve të klubit grek PAOK, të cilët po udhëtonin drejt Francës për të ndjekur skuadrën e tyre në ndeshjen kundër Lyon në Europa League.

Për fat të keq, mes viktimave është konfirmuar edhe 29-vjeçari Vasil Pilo me origjinë nga Korça, ndërsa mes të plagosurve është një tjetër shqiptar, i identifikuar si Genci Sadiku.

Personi që shihni në foto është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën këtë të martë në aksidentin tragjik në Rumani. Ai është identifikuar zyrtarisht vetëm pak minuta më parë nga policia rumune, e cila tashmë ka kaluar informacionin edhe drejt policisë greke.

Vasil Pilo mësohet se jetonte me familjen e tij në Alexandria të Imathias në Greqi prej shumë vitesh. Jashtë kamerave miqtë e tij tregojnë se Vasili ishte tifoz i zjarrtë i PAOK dhe ishte prezent në gjithë ndeshjet e skuadrës së tij të zemrës, e cila ishte dhe arsyeja që ai po udhëtonte drejt Francës sot.

Sipas mediave rumune, mjeti me të cilin udhëtonin dhjetë persona u përplas fillimisht me një autobot dhe më pas me një kamion, duke shkaktuar një përplasje fatale. Shtatë persona humbën jetën në vend, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Grupi i tifozëve ishte nisur nga Greqia dhe po udhëtonte drejt Francës, ku PAOK do të luante ndeshjen e radhës në kuadër të Europa League.

Raportet fillestare flasin për shtatë të vdekur, nga gjashtë që ishte më herët. Tifozët po shkonin në Francë me një furgon të zi minivan dhe në një moment, mjeti kaloi në drejtim të kundërt dhe u përplas ballë për ballë me një kamion.PAMJE të frikshme! Furgoni me tifozë grekë përplaset “kokë më kokë” me kamionin, 7 të vdekur dhe 3 të plagosur rëndë
Mediat greke, duke ju referuar burimeve diplomatike dhe atyre në Rumani, shkruajnë se në furgon ndodheshin 10 persona, bashkë me shoferin. Ata ishin kryesisht nga Aleksandria, Imathia, Katerini dhe rrethet perëndimore të Selanikut (Neapoli dhe Eptalofo).

Autoritetet rumune kanë nisur hetime të thelluara për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa janë njoftuar edhe autoritetet greke dhe familjarët e viktimave.

Nga përplasja e fortë, humbën jetën në vendngjarje gjashtë tifozë dhe shoferi i furgonit, ndërkohë që tre tifozët e tjerë raportohet se janë në spital, të vetëdijshëm. Viktimat janë të moshës midis 28 dhe 30 vjeç dhe sipas mediave, mes tyre dyshohet se është edhe një shqiptar.Sipas mediave rumune, në aksident u përfshinë gjithsej 4 makina: Një kamion, një minibus dhe dy makina të tjera. Drejtoria e Policisë së Qarkut Timiş, Rumani, ku ndodhi aksidenti, deklaroi:

“Policia menjëherë shkoi në vendngjarje, ku zbuloi se shoferi 29-vjeçar i minivanit, i cili po udhëtonte nga Caransebeş për në Lugoj, u përpoq të parakalonte një automjet tjetër, por hyri në korsinë tjetër dhe u përplas ballë për ballë me një kamion që udhëtonte në drejtim të kundërt.

Përplasja e dhunshme vrau shtatë persona (shoferin e minivanit dhe gjashtë pasagjerë), ndërsa tre pasagjerë të tjerë të minibusit u plagosën.”

revista.one/