Zarfi i zi në Big Brother VIP: Keijsi dhe Rogerti dënohen për thyerje të rregullave

Zarfi i zi në Big Brother VIP: Keijsi dhe Rogerti dënohen për thyerje të rregullave

January 27, 2026 0

Keijsi është përjashtuar nga gara dhe ka lënë menjëherë shtëpinë e Big Brother VIP 5. Pas gjuhës denigruese që ai ka përdorur për të disatën herë në shtëpi ndaj Kristit, Vëllai i Madh ka marrë vendimin për ta larguar atë nga shtëpia.

Në debatin e fundit që ai pati me Kristin, u përdorën fjalë: “O princeshë, o femër, o pjeshkë-mashkull, do të vijë ndonjë gjë tjetër në gojë”.

Situata nuk u diskutua, por menjëherë u lexua zarfi pas transmetimit të klipit.

Dalja e Keijsit, ndau dhe banorët në dy grupe, një pjesë e vogël të cilët zgjodhën që ta përcillnin deri tek dera dhe pjesa tjetër që nuk i dhanë as dorën. Kjo nxiti dhe një debat mes Selin dhe Mateos, pasi ky i fundit zgjodhi që ta përshëndeste tek dera e kuqe.

Ndersa Pas debateve të shumta në shtëpi, gjuhës denigruese, bullizimit dhe dhunës psikologjike të Rogertit ndaj Malit, Vëllai i Madh ka marrë një vendim për ta dërguar atë në një nominim të përhershëm, deri në fund të rrugëtimit të tij brenda në shtëpi.

revista.one/