Keijsi pas daljes nga BBV: Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht, Inën e pres jashtë

Keijsi pas daljes nga BBV: Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht, Inën e pres jashtë

January 28, 2026 0

Keijsi u përjashtua nga ky edicion i Big Brother VIP Albania 5 për shkak se theu rregullat.

Pas daljes nga shtëpia, ai foli për herë të parë për “Shqipëria Live”, ku zbuloi më shumë për raportin e tij me Stelinën dhe Inën.

Sa i përket Stelinës, ai tha se e ka mbyllur përfundimisht, ndërsa për Inën deklaroi se do të vazhdojë njohjen jashtë.

Keijsi foli edhe për lojën duke thënë se Inën e goditën moralisht.

“Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, për pritjen që unë i bëra. Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar. Ina nuk dinte gjë për videon. Në aspektin moral, e goditën shumë. Sikur ajo është një njeri i pavlerë”, u shpreh ai.

“Ina nuk ka hyrë mes meje dhe Stelinës. Me Stelinën jam shkëputur për arsye pasigurisë, siç ndodhi dhe aty. Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”.

“Stelina erdhi me tendencë, u nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë. Lidhjen me Inën do ta vazhdoj jashtë”, shtoi ndër tjerash.

Gjatë intervistës, Keijsi ka komentuar raportin e Mirit dhe Stelinës jashtë shtëpisë së BBV, duke thënë se kanë një shoqëri të fortë. Sipas tij, ata nuk e thanë direkt në shtëpi se njihen për shkak se donin të bënin lojë.

Gjithashtu Keijsi komentoi edhe deklaratën e tij që ka bërë bujë për Mirin, për të cilin ka thënë se ‘ka blerë lule për dashnoret’, duke u shprehur se ka thënë të vërtetën.

Pjesë nga intervista:

Një nga deklaratat e tua më të komentuara brenda “Big Brother” ka pasur të bëjë me njohjen e mëhershme të Miri dhe Stelinës. Në dijeninë tënde sa njohje kanë të dy? Sa e njeh Miri motrën e Stelinës dhe Stelinën? Po Stelinën në këtë rast se ajo është lojtare.

Kanë një shoqëri të fortë prej kohësh, deri në këtë pikë janë. Më shumë, absolutisht nuk di asgjë tjetër përtej shoqërisë që mund të kenë mes njëri-tjetrit.

Po ti dije që ky kishte dërguar lule për…

Ajo është tjetër pjesë

Ajo është lojë?

Jo, është çfarë unë kam dëgjuar me veshët e mi, por që ata kanë shoqëri patjetër, e kanë vërtetuar edhe kur Miri takoi Stelinën dhe të motrën. Nga mënyra se si rrinin dallohej pastër se ishte shoqëri.

Pse mendon se nuk donte t’a thoshte në fillim Stelina?

Në fund të fundit ajo është një lojë. Kur ti nuk zgjedh të shprehësh me personin që supozohet që ke ndjenja, pra më deshte aq shumë dhe vë barriera, pengesa hap pas hapi dhe kur unë të afrohem për të folur, tregon që është një lojë.

A dha Miri ndjesinë që e njihte Stelinën më përpara?

Jo, po unë e dija atë pjesë

Donte t’a tregonte Miri?

Asnjëri nga ata të dy, deri në momentin që unë provokova situatën, aty e nxorën të dy kokën dhe më treguan se ishin miq nga jashtë

Çfarë ke dëgjuar me veshët e tu?

Atë që kam thënë në “Big Brother”, natën e Prime

Ti ke qenë te dyqani i luleve?

Po. Kemi diskutuar për atë person

Me Stelinën?

Me kë tjetër mund të diskutoja

Pse pati atë reagim aty brenda?

Se nuk e priste të thoja atë lloj gjëje

Pse nuk donin të tregonin miqësinë e tyre?

Është një lojë dhe donin të bënin aleancën e tyre të fshehtë

E njihje vetë Mirin përpara?

Jo

….

Kur Elona e pyeti Keijsin nëse mendon se Ina ishte nxitësja e sherrit mes tij dhe Kristit? Ish-banori u përgjigj duke thënë:

Ina ka qenë gjithmonë ajo vajza aty brenda që mua më ka tërhequr sa herë madje edhe më ka tërhequr vëmendjen edhe kur unë prishja fjalorin dashje padashje sepse unë jam shumë në gjuhën popullore në mënyrën e të shprehurit. Ka qenë gjithmonë vajza që kujdesej duke thënë: “Mos e thuaj këtë fjalë, je para kamerave.”. Më ka tërhequr nga dora duke më thënë stop po e tepron edhe kur debatoja me banorët e tjerë. Në këtë rast nuk desha as që ta dëgjoja kur më thoshte boll. 

Asnjë mashkull nuk besoj se do të duronte te partnerja e vet. 

Është kaq e afërt dhe kaq e ngushtë lidhja e tij me Inën?

Përderisa ishim shtrirë dhe po krijojmë diçka së bashku, patjetër që është aq e afërt. 

A është mërzitur Keijsi sepse rrugëtimi i tij përfundoi dhe a e priste këtë vendim?

E prisja. Kryesor ishte momenti me Kristin, por edhe të gjitha gjërat që ishin bërë kohët e fundit, ishin mbledhur bashkë. Ajo ngritja e zërit më shum dhe kundërpërgjigjet që unë kam dhënë gjithmonë. 

Pse arriti deri në këtë shkallë debati me Kristin?

Po përpiqesha të kafshoja gjuhën, por nuk e bëra dot më sepse ai djali bullizoi një femër dhe e kërcënoi në njëfarë mënyre duke i thënë që mi zhduk rrobat nga krevati ose do t’i hedh në pishinë. Ajo goca është partnerja ime dhe unë kam të drejtën e botës që ta mbroj. Ai ishte një ngacmim i pastër për të arritur te unë. 

Ndër të tjera ai theksoi:

Asnjë mashkull nuk besoj se do të duronte te partnerja e vet. 

Elona e pyeti se me këtë ai nënkupton që Kristi “përdori” Inën për të arritur te ai?

Absolutisht që po dhe ia dhashë me kënaqësinë më të madhe. 

Nuk e mendoi Keijsi në asnjë moment që të bënte një hap pas?

Aspak. Jo, jo. 

Nuk ndihet i penduar dhe i mërzitur?

Për asnjë lloj gjëje nuk ndihem i penduar dhe i mërzitur. 

revista.one/