“Mora një telefonatë”, Limi-Albës teksa largohet nga Big Brother VIP Kosova: Bëhu e fortë, fitoje lojën!
January 31, 2026Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë shtëpinë e njohur, duke ndarë momentet e fundit me banorët dhe duke dhënë një mesazh të veçantë për Alben.
Para se të largohej, Limi iu drejtua banorëve me fjalët e tij:
“Banorë, kam një lajm për ju. Me thënë të drejtën, ishte një udhëtim shumë i bukur, dhe kemi kaluar një kohë spektakolare. Çdo moment këtu nuk do ta harroj asnjëherë, por mua më duhet të largohem”.
Ndërkohë, gjatë përshëndetjes së tij, Limi iu drejtua veçanërisht Albës, duke i dhënë një mesazh mbështetës.

“Bëhu e fortë, fitoje lojën”, i tha ai, duke i dhënë kurajë për sfidat e mbetura brenda shtëpisë.
Largimi i Limit ishte një moment emocional për të gjithë banorët, të cilët ndanë përqafime dhe urime për rrugëtimin e tij të mëtejshëm jashtë programit.
Gjatë momentit kur Limi i dha lajmin banorëve se do të largohej, emocionet mbizotëruan në dhomë, dhe Labi nuk mundi të mbante lotët.
Ai u shpreh i trishtuar nga ndarja e papritur me mikun e tij dhe eci me sytë e mbushur me lot, duke treguar lidhjen e fortë që kishte krijuar me Limin gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ky moment shënon një kthesë në dinamikat e BBVK, duke lënë hapësirë për surpriza dhe zhvillime të reja brenda shtëpisë.

Limi tha se i vetmi kusht që kishte pasur me produksionin kishte qenë se në rast se do të merrte një telefonatë nga dikush për një punë të cilën ai s’e zbuloi, atëherë do t’i duhej ta braktiste BIG-un.
“Njëmijë e një arsye i kam për të qenë aty brenda. Mendja dhe zemra akoma janë aty brenda”, ka deklaruar Limi.
“Kishte diçka që nuk e prisja këto momente. Nëse vjen kjo telefonatë, është shumë private dhe më duhej ta merrja, se s’bën. Ky ishte një kusht që kisha ndaj produksionit. Në momentin që erdhi kjo, m’u desh ta ndal rrugëtimin”, ka deklaruar ai.
revista.one/


