A porositi Miri lule në dyqanin e saj? Stelina tregon ç’ndodhi me bashkëshorten e këngëtarit…
February 4, 2026Stelina ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Gjithashtu ajo ka zbuluar më shumë edhe për raportin e saj me Keijsin.
Kur u pyet nëse ka ndjenja për ish-banorin, Stelina u shpreh se “ende është shumë e trazuar.”
“Mendoj që kam parë mjaftueshëm dhe nëse do të thoja kam ndjenja, nuk e di jam shumë e trazuar, nuk e di nëse kam ende ndjenja për Keijsin. Më duket historia e Inës dhe Keijsit përsëritje e historisë sime me Keijsin.. një surprizë dy javë pasi bëri surprizën për mua. Keijsi mendon se unë e kam sharë. Keijsi e ka treguar vetë ku qëndron dhe ku është”, tha ish-banorja e edicionit të pestë të reality show-t.
Ndërsa sa i përket mundësisë për një ribashkim me Kejsin, Stelina u shpreh se pas gjithë këtyre situatave të ndodhura nuk do të ketë një gjë të tillë.
“Patjetër që jo. Unë nuk do ta bëj asnjëherë rolin e të tretës, se kam bërë ndonjëherë dhe s’do e bëj, kështu që patjetër tërhiqem”, tha ajo.
Ish-banorja sqaroi gjithashtuedhe bisedën virale që doli në rrjet, ku shprehej se e kishte parë videon e Keijsit dhe të Inës duke u puthur. Në “Shqipëria Live”, Stelina mohoi të ketë parë videon, pasi sipas saj, përgjigjen e kanë kthyer menaxherët e Instagramit të saj.
Kur Sidorela Gjoni e pyeti për Inën dhe Keijsin, Stelina vendosi që të mos jepte koment.
Pjesa nga intervista:
Artani
Shumë pozitiv, por i lodhshëm me fjalët.
Baby G
Bomba e shtëpisë për momentin.
Brikena
Jam pak e konfuzuar kohët e fundit, si vajzë është shumë e mirë realisht, por kjo historia me Mateon më konfuzon pak.
Nuk ka ndjenja mendon fare?
Ajo e ka thënë
Pse i hapi një derë?
Mendoj se po e shfrytëzon për “Big Brother”
Po Mateo a ka ndjenja?
Mateon e shoh të përfshirë
Gimbo
Ça të them për Gimbon, njeri shumë i mirë, kënaqësi shumë e madhe që e kam njohur
Greta
Është shumë e mirë, po hera-herës nuk më pëlqen qëndrimi që ka me Selin. Do doja të ishte më e butë në lojë me Selin, kaq
Ina
Nuk kam koment fare
Juela
Ka qenë një nga banoret që e kisha të vështirë të bëja një komunikim me Juelën. Nuk e simpatizoj fare.
Kristi
Për mua është finalist. Nuk e di a do ta fitojë, po për mua është definitivisht finalist. Kristi fle gjithë ditë, çohet dy orë dhe bën çorap gjithë shtëpinë. Nuk e di se si e bën, nuk e kuptoj.
Kusita
Është my bestie
Mali
Më pëlqen shumë, shumë pozitiv. Ka patur momente që nuk më ka pëlqyer por argumentet e tij janë shumë bindës. Jam pak në mëdyshje me malin, hera-herës e shoh shumë larg në lojë, hera-herës e shoh shumë shpejt duke dalë.
Mateo
Është një nga djemtë më të mirë që ka patur “Big Brother” në të gjithë edicionet e tij.
Miri
Shoku im brenda dhe jashtë “Big Brother”
Selin
Kukulla e shtëpisë, e kam shumë xhan. Mendoj se kam fituar një mike shumë të mirë jashtë Big Brother. E shoh si finaliste të “Big Brother”. Mirin e kam nga zemra, kurse për Selin dhe Kristin i mendoj në finale
Rogerit
Nuk kam asnjë mendim pozitiv për të gjitha situatat që kanë ndodhur në shtëpi. I është dhënë mundësia disa herë mundësia të përmirësohet, por ka zgjedhur të jetë personazhi negativ i shtëpisë
Stenaldo
Më inteligjenti që ka patur ndonjëherë “Big Brother”
Keijsi
Do zgjedh të mos jap koment.
Stelina ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e fortë të Keijsit në lidhje me Mirin, që këngëtari u ka blerë lule dashnoreve të tij.
Keijsi edhe pasi doli jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 5” e pohoi një gjë të tillë, ndërsa Stelina vijon dhe e mohon në mënyrë kategoritë.
Pjesë nga intervista:
Keisji vazhdon me historinë e famshme të Myslym Shyrit, Stelina më ka treguar të gjithë historinë e Mirit dhe dërgimit të luleve në destinacione të ndryshme
Atë që ka thënë edhe në “Big Brother”
Edhe vazhdon të thotë që ajo histori është e vërtetë dhe që nuk gënjej. Ai thotë se i ka dëgjuar pasi ia ke treguar ti
Unë nuk kam asgjë për të shtuar me këtë histori, përveç atyre që kam thënë në “Big Brother”. Patjetër që unë nuk do i kisha thënë këto gjëra për Mirin, se ju e keni parë sa e konsideroj Mirin dhe nëse do të ishin të vërteta. Gjëja e tjetër që kam për të thënë, nëse kjo është e vërtetë, pra unë folur për Mirin, mendoj se turpin më të madh e mban Keijsi i cili ka patur një marrëdhënie me mua, zgjodhi të rrinte me Mirin e mbajti në shtëpi me sherrin që pati me Kristin, dy ditët e para në shtëpi, zgjodhi ti hidhte poshtë të dy duke thënë këtë gjë. Është një sajesë shumë e madhe. Unë Mirin e njoh si një njeri shumë korrekt, një njeri që e respekton familjen e vet. Përpara se të hyja këtu pata një telefonatë ku bashkëshortja e tij ishte te dyqani im. Kështu që nëse do ishte e tillë, patjetër që nuk do vinte aty. Ishte motra te dyqani se unë po bëhesha gati të vija këtu. Unë e di që Miri është shumë korrekt me familjen e tij. Nëse të tjetër e njohin për një gjë tjetër, unë nuk kam asgjë për të shtuar. Është një shpifje shumë e madhe.
revista.one/


