Alba Pollozhani braktis shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, e pakënaqur me produksionin
February 7, 2026Alba Pollozhani, një nga banoret më të diskutuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka vendosur të largohet nga shtëpia më e famshme në Kosovë.
Lajmi u konfirmua përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e formatit në Facebook, duke surprizuar ndjekësit e spektaklit.
Vendimi i Albës vjen pas një Prime të tensionuar, ku ajo u përfshi në një debat të ashpër me Labinotin.
Gjatë diskutimit, te tensionuar Alba shprehu pakënaqësitë e saj ndaj produksionit.
Ajo deklaroi se materialet video ishin montuar në mënyrë që ta paraqisnin në një dritë negative dhe se publikut nuk i ishte treguar e gjithë e vërteta e debatit me Labin.
Ndërsa insistonte në qëndrimin e saj dhe fliste pa ndërprerje, prezantuesja Jonida Vokshi iu drejtua drejtpërdrejt Albës, duke i thënë se nëse mendonte kështu, dera ishte e hapur dhe mund të largohej nga shtëpia.
Në atë moment, Alba u shpreh se dëshironte të largohej, por fillimisht u drejtua drejt dhomës së gjumit, duke lënë të paqartë vendimin e saj final.
Megjithatë, duket se pas disa çastesh reflektimi, Alba ka vendosur përfundimisht ta ndërpresë rrugëtimin e saj në BBVK, duke e lënë shtëpinë dhe duke i dhënë fund eksperiencës së saj në këtë format.
Me heret, banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të veçanta dhe më ndryshe deri më tani brenda shtëpisë, duke befasuar publikun dhe bashkëbanorët me një vendim të rëndësishëm personal.
Gjatë spektaklit Prime të së premtes, u transmetua një klip ku Alba, në biseda të zhvilluara gjatë javës, rrëfeu se kishte ndërmarrë një hap të madh në jetën e saj, duke zgjedhur një rrugë të re në predikimin e fesë myslimane.
Ajo tregoi se ka vendosur të mbulohet dhe se këtë vendim ka zgjedhur ta zbatojë që tani, duke e cilësuar si një zgjedhje të vetëdijshme dhe të ndjerë thellë. Rrëfimi i saj u prit me vëmendje të madhe dhe emocione, duke sjellë një dimension krejtësisht tjetër brenda dinamikave të shtëpisë.
Opinionistja e programit, këngëtarja Leonora Jakupi, iu drejtua drejtpërdrejt Albës me një pyetje thelbësore, duke kërkuar sqarim nëse ajo ka vendosur të mbulohet sipas parimeve fetare apo thjesht të vendosë shami, pasi sipas saj këto janë dy koncepte të ndryshme në fenë myslimane. Leonora theksoi se mbulimi në Islam nuk nënkupton vetëm veshjen, por edhe praktikimin e plotë të fesë.
Sipas Leonorës, “me fenë myslimane, kur mbulohesh nënkupton mbulesën e trupit, por edhe faljen e pesë vakteve të namazit”, duke shtuar se këto elemente janë të pandashme nga njëra-tjetra.
revista.one/


