BBVA, ja cilët janë 8 banorët në televotim për të martën

BBVA, ja cilët janë 8 banorët në televotim për të martën

February 8, 2026 0

Miri, Brikena, Greta, Juela, Kristi, Krusita, Stenaldo dhe Rogerti që ishin në nominim të përhershëm, do të shkojnë në televotim për të martën.

Pyetja për publikun është: “Kë doni të shpëtoni?”.

Ndërkohë banorët nuk do ta dinë këtë televotim dhe do të njihen vetëm me Prime-n e të martës.

Nderkohe, Luiz Ejlli futet sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, aty ku ai rrëmbeu çmimin e madh në edicionin e dytë.

Ai do të qëndrojë disa ditë në shtëpi, por banorëve do t’u thuhet se është banor i vetëm me Artanin.

Për ta bërë më të besueshme për banorët, Artani është thirrur “për të hapur kutinë e Pandorës”, nga ku i është thënë se do të jetë një banor i vetëm me Luizin.

Nga kutia i është thënë se Artani ka të drejtë që të bashkojë dy banorë të shtëpisë në një, dhe ai zgjodhi Mirin dhe Brikenin.

Duke e vazhduar me tej lojën, Ledioni u tha se dy çiftet që luajnë si një banorë shkojnë në televotim. Por kjo ishte pjesë e lojës dhe nuk është hapur asnjë televotim.

revista.one/