“Kaloi murin, a je në terezi…”/ Çfarë ndodhi mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”? 

“Kaloi murin, a je në terezi…”/ Çfarë ndodhi mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”? 

February 10, 2026 0

Mbrëmjen e djeshme, Gimbo vendosi që t’i bënte një rreng Selin. Ai bëri një plan së bashku me Mateon dhe Juelën, duke bërë se ishte arratisur nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Pjesë nga biseda:

Juela: Ku do shkosh ti?

Gimbo: Unë po dal për jashtë, po fshihem.

Juela: Ku është Selin?

Gimbo: Te Dhoma e Rrëfimit.

Mateo: Tani ia fut gjumit ajo

Juela: O yll bote, ti ke me qëndruar i fshehur për një orë. Kështu nuk funksionon.

Gimbo: Jo

Juela: Për gjysmë ore, le të çmendet, a do që t’a testosh o djalë i dashur

Gimbo: Do të fshihem pas barit, e ju do thoni këtu ‘mos Gimbo’, do thoni e kaloj murin

Juela: Ashtu do them

Gimbo: Mos qeshni

Juela: Jo nuk do qeshim.

Pasi bënë planin, Gimbo del me vrap nga living për në oborr. Ndërkohë Juela dhe Mateo nisin t’a thërrasin.

“O Gimbo a je në terezi”, thotë Juela më të madhe dhe më pas thërret edhe Mateo: “Iku, o Gimbo”.

Dy banorët dalin më pas jashtë ku ishte dhe Kristi që thotë “kaloi murin”.

“Iku për Zotin. Ka luajtur mendsh. O Gimbo ktheu o Gimbo”, thotë Juela, gjithmonë në rol.

revista.one/