Mateo i bën poezi në italisht Brikenës, banorja e përqafon, por një i tretë hyn në lidhjen e tyre…

Mateo i bën poezi në italisht Brikenës, banorja e përqafon, por një i tretë hyn në lidhjen e tyre…

February 11, 2026 0

Një surprizë romantike ndodhi në Prime-n e së martës. Mateo i dedikoi një poezi në italisht Brikenës, me të dy banorët që në fund u përqafuan.

“Dua ta falënderoj Mateon për këtë surprizë. Jam shumë e lumtur që i dhashë një shans për ta njohur Mateon, sepse është një djalë i mrekullueshëm. Dhe nëse dal, i uroj më të mirën”, tha Brikena.

Me heret,  Brikena i dha një përqafim Alessios pas një rrëfimi prekës të banorit të ri. Pjesa tjetër e shtëpisë ka ngritur pikëpyetje në lidhje me raportin e saj me Mateon, me Juelën që tha: “Si mund ta përqafojë Alession para Mateos”.

Në Prime, ky diskutim u përcoll kështu:

Juela: Kur unë shoh Brikenën që çohet dhe përqafon Alession, unë habitem. Si mund ta përqafojë Alession dhe jo Mateon që i ka ofruar më shumë? Mua më lind e drejta për të dyshuar.

Brikena: Alessios iu mbushën sytë me lot sepse foli për një shokun e vet që nuk jeton më. Unë personalisht u ndjeva keq, sepse edhe unë kam humbur shoqen time, shkova dhe i dhashë një përqafim. Nëse vijnë banorë të rinj, unë kam dëshirë t’u jap muhabet. Ashtu siç ka folur Mateo me vajzat e tjera. Nuk kam bërë asgjë ndryshe. Unë nuk shoh asgjë të keqe me banorët e tjerë. Jemi në një shtëpi.

Alessio: Ishte një gjë njerëzore dhe Brikena më dha një përqafim miqësor. Unë nuk e shoh për diçka më shumë. Juela mund të thotë çfarë të dojë.

Mateo: Nuk është se nuk e kam vënë re kur Brikena ka bërë bisedë me Alession. Më shumë bezdi më kanë bërë kunjat e banorëve. Për mua nuk ka hapësira për xhelozi. Sa i përket përqafimit, dikujt ia bëri shumë më të lehtë, ndërsa mua shumë të vështirë…

Brikena: Unë nuk kam pëlqim për Alession. Dua ta njoh, ta bëj mik, por nuk e shoh si person që ta mbaj afër. Ai u emocionua për diçka shumë njerëzore dhe e pashë duke derdhur lot.

revista.one/