Eliminohet Labi/ ‘Gjyshi ka vdekur për shkak të Elijonës’, Olta e revoltuar: I pashpirt, a je në rregull?
February 14, 2026Gjatë spektaklit të fundit të Big Brother VIP Kosova, u shfaq një klip ku u dokumentuan përplasjet e rënda mes Labinot Rexhës dhe Elijonës.
Labi përdorte vazhdimisht rastin e familjes së Elijonës, duke thënë: “Kur daja yt ka folur, unë s’flas”, duke iu referuar komenteve që kishte lënë daja i Elijonës në rrjete sociale, ku akuzonte babain e saj për dhunë.
Në një moment tjetër, ai i tha Elijonës: “Ti nënën time e ke bërë të qajë, ndoshta edhe gjyshi, duke më parë mua, se çfarë po përjetoj, ka dhënë shpirt”.

Elijona gjatë spektaklit komentoi: “Labi është njeri aq i keq, që i ndien veten shumë keq dhe për këtë arsye mundohet edhe të tjerët t’i bëjë të ndihen në të njëjtën mënyrë”.
Për këtë situatë pati koment edhe Olta Gixhari: “Unë vetëm një fjali kam për ty: ti je njeri i pashpirt, dhe gabimi yt tjetër është se del në Prime, vishesh me kostum, rregullohesh dhe del e mbron pashpirtësinë tënde”.
Labi iu përgjigj: “Do të thotë ti e favorizon atë që thotë ‘kam me ta marrë shpirtin’?”
Olta shtoi: “Ore, ti a je në rregull? I peshon fjalët e tua? Dhe të thashë Prime-n e kaluar: ti nuk di të luash Big Brother, ti di të luash vetëm me gjëra nga jashtë, dhe këtë po bën. Ky nuk është një reality show ku të luash me familjarët; nëse Elijona të ka lënë pa gjumë, është komplet brenda lojës dhe rregullave”.
Edhe opinionistja Leonora Jakupi ka marrë fjalën gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova për të mbrojtur banoren dhe për të kritikuar qëndrimet e Labit.
Leonora i tha Elijonës: “Rri pa merak sepse ti ke dashurinë jo vetëm të babit, por edhe të dajve dhe të tezeve tua, rri pa merak, mos u shqetëso për thashethemet e Labit fare, rri e qetë në atë shtëpi me kokën lart. Një burrë si Labi duhet që patjetër qysh tani të jetë i përgatitur për lojën jashtë”.
Më tej, ajo shtoi një koment të fortë për Labinotin: “Labi, kam pasur momente që kam besuar që je i vërtetë, por pas dy muajve po e kuptoj që po, ky je i vërteti ti: ai shpifës, ai gënjeshtar, ai mashtrues ordiner i cili prek në plagë një vajzë të re”.
Deklaratat e Leonorës nxorrën në pah mbështetjen për Elijonën dhe ashpërsinë e kritikës ndaj Labit, duke theksuar tensionet e vazhdueshme mes banorëve në shtëpinë e Big Brother-it.

Pas hapjes së televotimit për Labinot Rexhën, si pasojë e sjelljes së tij dhe leximit të Zarfit të Zi, vendimi i publikut nuk vonoi.Me numërimin e votave, u bë e qartë se publiku kishte vendosur që Labi të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Ky moment shënon përfundimin e aventurës së tij brenda formatit, pas tensioneve dhe debatëve që kishin përfshirë banorin gjatë gjithë edicionit.
revista.one/

