Princi: Videon e arrestimit tim e xhiroi një polic tre vjet më parë, nuk e di si ka dalë
May 6, 2021Sot ne emisionin “Per’puthen”, Princi është detyruar të sqarojë në takimin me Aristelën te vërteten e arrestimit nga policia.
Princi tha se kjo video është bërë 3 vite më parë. Ai tha se nuk e di si ka dalë kjo video, sepse është xhiruar nga një efektiv policie. Princi tha se thjesht është shoqëruar në rajon, por nuk ka marrë asnjë precedent penal. Ai nuk preferoi të japë më tepër detaje, duke u shprehur se ka disa persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Nuk dua të flasë shumë për atë situatë. Ka ndodhur para tre vitesh, por prek dhe njerëz të tjerë ndaj nuk dua të flasë shumë. Nuk kam dëshirë të flasë. Thjesht jam shoqëruar në rajon, kam hyrë në një derë dhe kam dal nga dera tjetër. Nuk kam marrë precedent penal, nuk jam proceduar. Jam më i zgjuar se dje dhe më budalla sa nesër. Unë jam filmuar nga një polic dhe nuk e di si ka dalë në media kjo video”, tregoi Princi.
Gjithashtu ai tha se Aristela ishte vajza e vetme që e telefonoi pas publikimit të videos, duke u bërë merak për situatën. /revista.one/