“Përndjekjet, ofendimet ndaj meje s’u morën parasysh”-Pas eliminimit të Labit, Alba akuzon Big Brother për korrupsion

“Përndjekjet, ofendimet ndaj meje s’u morën parasysh”-Pas eliminimit të Labit, Alba akuzon Big Brother për korrupsion

February 14, 2026 0

Pas përfundimit të spektaklit “prime” të së premtes në formatin televiziv Big Brother VIP Kosova, ish-banorja Alba Pollozhani ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke hedhur akuza të forta ndaj produksionit. 

Reagimi i saj erdhi menjëherë pasi nga gara u eliminua këngëtari Labinot Rexha, me të cilin ajo kishte pasur përplasje dhe debate të vazhdueshme gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në një seri postimesh në InstaStory, Alba ngriti pretendime për padrejtësi dhe ndikim të opinionistëve në votimin e publikut. “KORRUPSION! Mesa di unë opinionistët nuk duhet t’i bëjnë thirrje publikut a duhet të dalë një lojtar… Publiku sheh dhe gjykon vetë”, shkroi ajo, duke shtuar se komentet e opinionisteve Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari i kanë lënë “për të dëshiruar”, pasi sipas saj ato kanë shkelur etikën profesionale.

Pollozhani shkoi edhe më tej duke hedhur dyshime për mënyrën si janë trajtuar momentet televizive të banorëve, duke pretenduar se disa konkurrentë janë favorizuar në përzgjedhjen e materialeve argëtuese të transmetuara gjatë spektaklit.

Ajo theksoi se kur ishte vetë pjesë e shtëpisë nuk ishin shfaqur momentet e saj më humoristike, ndërsa për banorët e tjerë ato u transmetuan shpesh.

Në një reagim tjetër, Alba akuzoi produksionin për standard të dyfishtë në trajtimin e konflikteve, duke ngritur çështjen e asaj që e quajti diskriminim. Sipas saj, ofendimet dhe bullizimi ndaj saj nuk janë marrë seriozisht kur kanë ndodhur, ndryshe nga rastet e fundit që përfshinin banore të tjera. “Ofendimi, bullizimi, banalitetet nuk marrin formë nga personi që i pëson, por nga personi që e bën pa marrë parasysh kujt ia bën”, u shpreh ajo.

revista.one/