“Nuk dua të dal”/  Banori shpërthen në lot pas daljes nga muri i shtëpisë së Big Brother VIP

“Nuk dua të dal”/ Banori shpërthen në lot pas daljes nga muri i shtëpisë së Big Brother VIP

February 14, 2026 0

Pak orë para fillimit të Prime-t, Kristi mori një vendim të papritur, duke dalë nga muri rrethues i shtëpisë. Menjëherë pas kësaj, një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku shkruhej se Kristi ishte larguar nga shtëpia.

Në Prime-n e së shtunës, u pa që Kristi, u shoqërua nga sigurimi dhe u fut në shpellë. Pas bisedës së tij në Prime, Ledion Liço i komunikoi Kristit vendimin që Vëllai i Madh ka marrë për të. Ai do të shkojë në një nominim ku do të jetë publiku që do të vendosë nëse do të rikthehet sërish në shtëpi ose jo.

Vëllai i Madh gjithashtu i komunikoi se kjo do të jetë mundësia e fundit që i jepet Kristit, pas sjelljeve të tij të përsëritura.

“Patjetër që këto janë gabim. Disa veprime janë gabim. Nuk duhet t’i kisha bërë. Dua të tregoj vetëm atë anë, bardh e zi”, tha Kristi.

revista.one/