Kristi rikthehet në shtëpi/ Big Brother dërgon në nominim të gjithë banorët, eliminohet Baby G

Kristi rikthehet në shtëpi/ Big Brother dërgon në nominim të gjithë banorët, eliminohet Baby G

February 15, 2026 0

Pas një televotimi të hapur gjatë Prime-it të sotëm, publiku ka vendosur me 73% të votave qe Kristi të rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP.

Banori e la shtëpinë ditën e djeshme duke u larguar nga muri, edhe pse disa nga banorët tentuan ta ndalonin, ndërsa për të erdhi një zarf i zi.

Ai ka humbur tashmë të drejtën për të nominuar dhe për t’u zgjedhur lider i shtëpisë. Pas rikthimi të tij, Big Brother vendosi që të dërgoi të gjithë banorët në nominim, ndërsa njëri prej tyre do të lëri shtëpinë të martën.

Nderkohe, Baby G është banorja e eliminuar nga televotimi i kësaj të shtune. Në një nominim me Inën, Gretën, Mirin dhe Rogertin, ajo ishte më pak e votuara duke humbur kështu përfundimisht mundësinë për të fituar Çmimin e Madh.

Në studio, ajo hapi biletën e saj të fatit, e cila ishte nuk e riktheu në shtëpi.

revista,one/