Përplasje në Big Brother, Greta e akuzon Rogertin se e ka prekur në vithe dhe pështyn Juelën
February 26, 2026Në Prime-n e së martës, Juela u vendos përpara Kutisë së Pandorës, ku zgjodhi të çonte në nominim Selinën, Gimbon edhe Gretën së bashku me Rogertin, me njërin prej tyre që do të lërë shtëpinë të shtunën.

Një gjë e tillë bëri që Greta në ditën e sotme (e mërkurë) të kishte përplasje me të si dhe me Rogert Sterkajn.
Këtë të fundit e akuzoi në një moment se po e prekte në vithe, derisa po qëndronin në oborr. “S’ka shanse t’i fut duart te vithet e mia, kush është ai. Maniak”, u dëgjua duke bërtitur.

Më pas e pështyn edhe Juelën, duke i thënë se në një formë e ka nxitur atë. Kjo e fundit tentoi ta ndiqte, por banorët e tjerë ndërhynë për të qetësuar situatën.

revista.one/


