Zarf i zi në shtëpi/ Anulohet televotimi aktual, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës
February 26, 2026Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Siç njofton vetë faqja zyrtare e Big Brother, televotimi aktual anulohet, por banorët nuk janë në dijeni të këtij vendimi.
Në televotim ishin Selin, Gimbo dhe Greta, të cilët ishin dërguar nga Juela, pasi kjo e fundit hapi Kutinë e Pandorës.
Duket se zarfi erdhi pas përplasjeve të Markos me Shëndritin. Bëhet fjalë për një debat mes Markos dhe Shëndritit për cigare, ku duket se kaloi edhe në përplasje fizike. Ka qenë Marko që i është afruar banorit nga Kosova dhe e ka goditur me shuplakë në dorë.
Reagimi i gazetarit nga Prizreni ka qenë që të bëj kujdes, meqë këto sjellje nuk lejohen në formate të tilla.
Mbetet për t’u parë nëse do të merret ndonjë vendim nga Vëllai i Madh për këtë veprim të Markos.
Megjithëse nuk janë dhënë detaje të tjera se për çfarë bëhet fjalë aktualisht.
Ky nuk është zarfi i parë që po hyn në këtë edicion, pasi ka pasur edhe tjerë për raste të tjera.
Dinamikat në shtëpinë e Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, me banorët që tashmë duket se janë ndarë në dy grupe.
Raporti mes Brikenës dhe Juelës duket se tashmë ka marrë fund, me miket që janë kthyer në armike.
Pasi i mori cigaret, Juela vendosi të marrë ‘hak’ ndaj Brikenës, duke i hedhur në pishinë ‘Bolin’, arushin që i kishte dhuruar Mateo.
Kjo gjë solli një revoltë nga Selina, e cila nuk i kurseu fjalët ndaj Juelës, duke i thënë: “Prandaj je e paplotësuar në shpirt, sepse je xheloze. O xheloze. Ti je kundër dashurisë, sepse je e paplotësuar. Idiote, budallaqe”.
Por Juela nuk u ndal këtu, e cila pasi vazhdoi debatet me Brikenën dhe Mateon, hodhi për herë të dytë në pishinë ‘Bolin’.

revista.one/


