“Të pres gjuhën”, Rogerti iku pas përplasjeve në BBV për akuzat ndaj Selin, bëhet pishman dhe kthehet

“Të pres gjuhën”, Rogerti iku pas përplasjeve në BBV për akuzat ndaj Selin, bëhet pishman dhe kthehet

March 4, 2026 0

Rogerti ka ndërruar mendje pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”.Ai ka vendosur të rikthehet në shtëpi, pasi u pyet disa herë nga moderatori Ledion Liço.

Rogerti u shpreh se do të ndryshojë teksa kërkoi që të mos përmenden më familjarë nga asnjëra palë. Banori ka folur me fjalë të ashpra për banoret, teksa sot ai doli nga dera e kuqe, duke ndërprerë rrugëtimin në shtëpi.

Situata është tensionuar pasi Rogerti ka komentuar jetën seksuale të Selinës, duke u shprehur se e njeh atë nga jashtë dhe ka informacione për banoren. Selin nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e Rogertit, ndërsa, përveç saj, në debat janë përfshirë edhe banorë të tjerë në shtëpi.

Pas këtyre deklaratave opinionistja Monika Kryemadhi ka kundërshtuar me tone të ashpra për deklaratat e Rogertit.

Monika: Të jem si mamaja e Selin apo e Mateos, të pres gjuhën nëse i thua ashtu fëmijës tim. Nëse nuk të vjen keq për mënyrën se si u flet, pse të vjen keq kur ta kthejnë ty? Më mirë dil sesa të flliqesh kështu.

Rogerti: Hapeni derën. Nuk më njihni mirë, po hapeni derën (Largohet.)

 Gjatë përballjes në studio me opinionistët ata treguan mendimet e tyre.

Arbër Hajdari: Gjërat që ke bërë janë turp, të kem edhe 1000 mijë të tjerë përpara si ty të njëjtën gjë do t’i them. Unë kam qejf të dalin nga vota e publikut.

Rogerti: Më preku mo ika, prandaj dola. Mos thoshte dil nga shtëpia.

Monika Kryemadhi: Ju me meshkujt mund ti bëni këto, por unë nuk ti toleroj. I ke mbajtur pishtarin ti Selinës? Ti çfarë si ke thënë aty.

Rogerti: Flasin vetëm për ato familje që kam përmendur unë, po për familjen time ato 12 veta që më përmendin. Po për djalin, po që më kanë thënë babi paaftë, po edhe gruan ma kanë nxjerrë në Pazar, A duhet të prekemi?

Arbër Hajdari: Është po i njëjti Rogert. Po të jam një këshillë, mendo përpara se të flasësh.

Rogerti: Do e marr përsipër.

Arbër Hajdari: Po të nisesh të analizosh lojën tënde deri më tani je katastrofë. E ke 0 empatinë. Nuk të shkon roli i viktimës. Kam përshtypjen që je ti në vendin e parë janë 8 vende bosh, e më pas vijnë të tjerë.

revista.one/