Trekëndësh dashurie? Brikena: Juela dhe Mateo kanë të gjithë të drejtën e botës të rrinë bashkë
March 7, 2026Marrëdhënia miqësore mes Brikenës dhe Juelës jo vetëm është krisur, por duket se tashmë janë rivale në Big Brother. Brikena ka bërë një deklaratë të pazakontë për Juelën, duke nënkuptuar se ajo ka pëlqim për Mateon, ndërsa banorja e ka mohuar këtë.
Pjesë nga diskutimi:
Brikena: Juela është e lirë të rrijë me Mateon, nuk është se po më bën ndonjë gjë mua. Në fillim ka pasur mendime ndryshe, tani ka ndryshuar sjelljen. Pati shprehur se është shumë i pashëm dhe i kujton ish-të dashurin e vet.
Juela: Kur ka ardhur Mateo këtu më tha jam i shenjës Demi. I tregova që partneri im ka qenë i shenjës së Dashit, ju uroj një lojë sa më të këndshme me dashuri falso. Për Mateon nuk kam asnjë lloj interesi, as pëlqimi. Nuk kam pasur asnjëherë. Unë jam e plotësuar në jetën time dhe në lojë. Nuk kam asnjë lloj pëlqimi dhe nëse Brikena do të kërkojë një situatë të re me pasbesllikun e saj.
Brikena: Kur ka hyrë Mateo, Juela kalonte shumë kohë me të. I kam thënë kanë të gjithë të drejtën e botës të rrinë bashkë. Kur vjen Juela dhe i thotë gjithë fjalët e këqija për ta ulur, i them mos më bëj të flas sepse më ke folur shumë mirë për Mateon, më ke thënë që të kujton ish-të dashurin. Kam pasur rastin ta ul Juelën.

Mateo: Juela ka një xhelozi të theksuar ndaj Brikenës. Në fillim më thoshte je djalë i mirë, pastaj më thoshte je i poshtër dhe servil i famës. Nuk e di pse ndryshoi 360 gradë.
Juela: Mateo është treguar mosmirënjohës me mua.
Gjatë spektaklit të kësaj të shtune, Edisa tha se Brikena shtiret dhe “sillet si ëndrra e çdo vjehrre”. Nga ana tjetër, Brikena tha se e ka provokuar Edisën në kuadër të lojës, ndërsa ndërhyri dhe Mateo.
Edisa: Këtu e pashë ndryshe nga jashtë. Ka mbajtur këtë rolin miss-paqja dhe miss-nderi. Nuk më përputhet zëri me figurën. Brikena bën sikur preket, derdh dhe ndonjë lot, por është ajo që sulmon më shumë femrat. Tallet dhe bullizon femrat. Ke ardhur këtu për t’u dalë ëndrra e çdo vjehrre, unë të paktën jam e vërtetë.
Brikena: Sa për gjestin, unë jam tip që kam gjestikulacione. Nuk shaj kurrë dhe nuk ia kam bërë kurrë asnjë djali dhe asnjë vajze.
Edisa: Ti je mashtruese, do të mashtrosh edhe para videos.
Brikena: Për të tjerat, jemi në lojë dhe ia kam hedhur ndonjë provokim. Kjo më prek në pika ku unë nuk e kam prekur. Ia përmend mollëzat se e shoh që aty i djeg.
Mateo: Ka një xhelozi të theksuar ndaj Brikenës.
revista.one/


