Zbardhet ekspertiza/ 25-vjeçarja nga Lezha me shenja dhune në trup u vetëhelmua me fostoksinë, ish-partneri në kërkim

Zbardhet ekspertiza/ 25-vjeçarja nga Lezha me shenja dhune në trup u vetëhelmua me fostoksinë, ish-partneri në kërkim

March 12, 2026 0

Zbardhet ekspertiza paraprake mjeko-ligjore për vdekjen Xhuana Nikillaj, 25-vjeçarja që ndërroi jetë në QSUT pasi u vetëhelmua me fostoksinë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb detaje nga ekspertiza, ndërsa konfirmohet se e reja kishte shenja të dukshme në trup, për të cilat thuhet se janë shkaktuar nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga policia.

Sakaq, dje u tha se e reja ishte shtatzënë, ndërkohë që ekspertiza vërtetoi të kundërtën. Në kallëzimin e bërë nga familjarët, ata pretendojnë se e reja është dhunuar në mënyrë brutale nga Fizi.

Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër. Sipas burimeve, në të ajo shkruante se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj.

revista.one/