“Liri për Gjestin”, Labinot Gashi dhe G-Bani me thirrje publike në ndihmë të artistit
March 14, 2026Reperi Gjesti u përball sot me drejtësinë, pas incidentit që u raportua dy ditë më parë në zyrat e kompanisë “Onima” në Prishtinë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa së fundmi ka ardhur edhe një qëndrim publik nga G-Bani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur mbështetjen për artistin, duke theksuar se sipas tij problemi nuk lidhet drejtpërdrejt me personalitetin e Gjestit, por me njerëzit që e rrethojnë dhe që nuk kanë ditur ta ndalojnë në momentet kur situata ka dalë jashtë kontrollit.
Sipas G-Banit, disa faktorë kanë ndikuar në këtë situatë, duke përmendur moshën e re të artistit, presionin e famës, si dhe gjendjen e rënduar emocionale pas humbjes së vëllait, që sipas tij mund ta kenë bërë Gjestin të reagojë në mënyrë të nxituar.
Në reagimin e tij ai shprehet gjithashtu se artisti është ndjerë i tradhtuar nga njerëz që i kishte besuar, duke thënë se “u pre në besë kur e denoncuan”. Megjithatë, G-Bani nuk heziton të pranojë se mënyra se si Gjesti zgjodhi të përballej me konfliktin ishte e gabuar.
Në fund të mesazhit të tij, ai u bën thirrje autoriteteve që të tregojnë maturi në vendimin që do të marrin. Sipas tij, Gjesti mund të marrë një mësim apo edhe një gjobë të rëndë, por nuk duhet t’i hiqet liria, pasi nuk përbën rrezik dhe një vendim i tillë do të ndikonte edhe në karrierën e tij artistike.
Në një postim për instagram story, edhe ish banori i Big brother Vip Kosova Labinot Rexha ka kerkuar liri për Gjestin.
“Gjesti është një artist shembullor që ka treguar kulturë,respekt dhe talent. Une besoj në sinqeritetin e Gjestit dhe në zemrën e tij të pastër”, shkroi Rexha.
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Besart Kelmendit, i njohur me nofkën “Gjesti”, i dyshuar për disa vepra penale.
Sipas njoftimit të gjykatës, masa është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila dyshon se i pandehuri ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si edhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas dëgjimit të palëve dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vlerësuar se kërkesa e prokurorisë është e bazuar dhe ka vendosur që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

revista.one/


