Gjuhë rruge në BBV, Juela u ankua për Gretën, përjashtohet nga gara banorja
March 15, 2026Greta është përjashtuar nga gara dhe ka lënë menjëherë shtëpinë e Big Brother VIP 5.
Një koment i Juelës gjatë sfidës ndezi një debat të ashpër mes dy banoreve, me komente të rënda. Menjëherë pas përfundimit të pjesës së dytë, Greta vijoi debatin me Juelën dhe lëshoi një koment të rëndë ndaj saj.
Përpara se t’i komunikohej vendimi i Vëllait të Madh, të dyja banoret u vendosën përballë njëra-tjetrës.
Juela: Kam një familje të nderuar në Milano, u babai im është shumë i nderuar. Nuk e di pse këto dy vajzat kanë futur familjarë në lojë. Kjo vajzë e dashur, që nuk kam guxim
Greta: Mesa duket është Juela që i bën vetë këto punët. Akuzon vajzat e tjera.
Juela: Ki guximin dhe prano se çfarë the. Pse nuk e the? Kjo më tha që je një rrugaçe, prostitutë rruge. Je një lojtare kaq e pisët moj vajzë, turp t’i vijë familjes tënde për atë që po tregon ti këtu.
Greta: Edhe unë kam një familje, një të fejuar që më presin jashtë. Arritja më e madhe në jetën time është të jem e suksesshme me punën time.
Pjesa tjetër e banorëve gjithashtu e pranoi se e kishte dëgjuar komentin që Greta hodhi drejt Juelës.
Pjesë nga debati në Prime:
Juela: Gjatë sfidës, siç u pa në klip, unë bëra thjesht një koment, kujdes nga vrimat. Kjo vajzë, që mezi pret t’i drejtojë veshët, bashkë me kunatën e vetë, të kapin fjalë dhe t’i keqpërdorin. E bëjnë veçanërisht me mua. Nuk e di pse e kanë kaq të nevojshme ta kthejnë lojën në konotacione nga ana e tyre. Komenti im ka qenë gjithë kohës për lojën. Të emërojë kjo vajzë babanë tim, një njeri i nderuar në Milano dhe punën time, që e kam fituar me djersë dhe punë… Komentin ia bëra vetëm Gretës. Nuk kisha asnjë tendencë. Greta bëri një koment ‘trappano’, në italisht dhe unë i thashë: ‘Kujdes me trapanin dhe vrimat’. Tani dua që Selin të më shpjegojë kuptimin e fjalës bastarde.
Selin: Më vjen shumë keq të shoh veten time në këtë gjendje, por me shumë sinqeritet i them se fjala bastarde nuk e dija që kishte një konotacion shumë të rëndë. Po ta kishte, nuk do e kishim dëgjuar në filma vizatimorë.
Greta: Ti nuk je më në shina. Ke humbur kontrollin. Ka qenë shumë tendencioze. Vetëm me mua është marrë Juela.
Juela: Ti e ke nisur.
Greta: Juela boll, je bërë shumë e bezdisshme. Kjo vajzë i meriton ato fjalë. Më tha që jashtë do punosh me vrimat. Nuk kam lindur dje dhe i di shumë mirë disa gjëra. Është hera e tretë që Juela bën gjëra tendencioze. Nuk ia toleroj absolutisht, jo Juelës, po asnjërit, sepse jam rritur me kulturë nga prindërit e mi. Nuk e di ku është rritur Juela, por asaj i duken normale këto gjëra.
revista,one/


