Problemet me bixhozin, Rogerti përlotet: Mami dhe babi, ju lutem më falni…

Problemet me bixhozin, Rogerti përlotet: Mami dhe babi, ju lutem më falni…

March 15, 2026 0

Gjatë Prime-t të së shtunës, u shfaq linja e jetës së Rogertit. Aty ai tregoi emigrimin e tij drejt Anglisë, konfliktin me vëllain dhe problemet me lojërat e fatit, ndërsa shtoi dhe takimin e tij me bashkëshorten dhe momenti i lindjes së djalit të tij.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Nga viti ’97-’98, babai iku në Angli dhe më pas ne u përgatitëm për të ikur në Londër. Unë isha 13 vjeç, ndërsa vëllai 8 vjeç.

Fillova të zihesha me prindërit. Më kapi fenomeni i lojërave të fatit. Prindërit më nxorën nga shtëpia, me të drejtë. Fillova të merrja para borxh. Mbaj mend babanë tim, mu ul në gjunjë për ta lënë këtë ves. Në dasmën e një miku, u njoha me gruan e jetës time, Enxhin. Mbas disa takimesh, në dhjetor të vitit 2015, vendosëm të fejoheshim me Enxhin. Vëllai im nuk mori pjesë.

Pas disa kohësh, Rogerti dhe Enxhi vendosën që të bënin dasmën e jetës. Sërish nuk më erdhi Xhulio. Arsyen e parë e dija, e dyta ishte lindja e mbesës time.

Tani nuk më dhimbset më vetja, më dhimbset vetëm djali. Gjatë vitit 2020 deri në 2024, kur unë jetoja me prindërit, unë zihem me Xhulion për para të kaluara. I vumë dorën njëri-tjetrit dhe aty u betova që nuk do i flisja më. Nuk u takuam më deri në dhjetor të vitit 2025. Në shtator të vitit 2024, babai im sëmuret dhe pas rezultateve mësuam që babai kishte një gjendër në veshkë.

Unë kam pasur në mendje vëllain tim dhe gjëja e vetme që do të doja është të pajtohemi.

Babai më kishte thënë më parë: ‘Nëse vdes, do vdes vetëm prej teje’ dhe kjo është një nga njollat më të mëdha në jetë.

Mami, babi, vetëm një gjë ju kërkoj, të më falni dhe të jeni krenar për djalin që keni jashtë”, u shpreh Rogert në linjën e tij të jetës.

Pas këtij rrëfimi, Rogerti nuk i mbajti dot lotët.

Pas disa kohësh, Rogerti dhe Enxhi vendosën që të bënin dasmën e jetës. Sërish nuk më erdhi Xhulio. Arsyen e parë e dija, e dyta ishte lindja e mbesës time.

Tani nuk më dhimbset më vetja, më dhimbset vetëm djali. Gjatë vitit 2020 deri në 2024, kur unë jetoja me prindërit, unë zihem me Xhulion për para të kaluara. I vumë dorën njëri-tjetrit dhe aty u betova që nuk do i flisja më. Nuk u takuam më deri në dhjetor të vitit 2025. Në shtator të vitit 2024, babai im sëmuret dhe pas rezultateve mësuam që babai kishte një gjendër në veshkë.

Pas linjës së tij të jetës, Rogerti shkoi në dhomën e surprizave, aty ku u përballë me vëllain e tij, Xhulion.

Të dua vëlla, të dua fort. Më fal për të gjitha gjërat që të kam bërë. Gjithmonë do jem më i bukur se ty, por dhe më i keq se ty. Më fal për të gjitha gjërat, materialet vijnë e shkojnë, thjesht dua që ti të më duash siç më ke dashur”, tha mes lotësh Rogerti.

“Gjaku nuk bëhet ujë. Ne s’kemi folur, por unë në heshtje të kam suportuar gjithmonë. Ato që ti ke kaluar në jetë, unë aty kam qenë. Unë dua të të kërkoj falje. Kur u takuam herën e fundit, ti ke tentuar të flasësh me mua, unë s’kam dashur. Kur ke hyrë brenda, dëgjoj Arian: ‘Babi, shih xhaxhi Rogertin’. Unë t’i kam falur të gjitha”, ishin fjalët e Xhulios drejt Rogertit.

Në rrëfimin e Rogertit, ai tregoi se kishte katër vite pa folur me vëllain e tij, ndërsa të dy u përqafuan pasi Xhulio vendosi të falte banorin.

revista.one/