Babai i Selin flet për raportin e së bijës me banorin: I kërkoj familjes së tij…
March 16, 2026Ditën e sotme ka qenë në një lidhje telefonike me emisionin “Fan Club” babai i Selin, Toni Bollati. Ai ka komentuar ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Në një moment, moderatorja e emisionit, Kiara Tito, e pyeti atë edhe në lidhje me Gimbon, që mund të jetë dhëndri i ardhshëm, si dhe për Gretën që është partnerja e djalit të tij.
Toni Bollati u shpreh se ka pasur komunikime me Gretës pas largimit nga shtëpia, duke shtuar se i ka thënë ‘të do babi fort’.
“Familja ime është shumë e madhe. Për aq kohë sa është nusja ime, ajo është shtylla e shtëpisë. Kam folur me Gretën, dhe i kam dhënë mbështetjen time maksimale. I kam thënë ‘të do babi fort’”, tha Toni Bollati.
Ai u shpreh se e sheh Gimbon si djalin e tij, për aq kohë sa është krah vajzës së tij. Zoti Bollati bëri dhe një thirrje publike për familjen e Gimbos si dhe për publikun, që t’a ndihmojnë banorin në këtë televotim të vështirë.
“Gimbon e shoh pa hequr një presje, njësoj si djalin tim, për aq kohë sa do jetë në krahë të vajzës sime. Do bëj të njëjtën gjë që mund të bëjë një prind për vajzën, djalin dhe në këtë rast për Gimbon. Unë do i mbështes dhe i kërkoj familjes së Gimbos të mbështesë djalin e tyre dhe publikut, Kosovës për ta mbështetur në këtë televotim të vështirë. Nëse loja është e sinqertë, Gimbo do vazhdojë të jetojë me vajzën time aty brenda. Gimbon e dua shumë”, tha ai.
Ai u shpreh se është i lumtur për zgjedhjen e vajzës së tij sa nuk mund t’a përshkruajë me fjalë. Madje ai premtoi se nëse nuk eliminohet në këtë televotim me Brikenën, do t’i hipë avionit dhe do të vijë në shtëpinë e BBV për t’iu bërë një tjetër dasmë.
“Pavarësisht këtyre ngjarjeve që ndodhin në Big Brother, dua t’ju them një gjë. Kam përshtypjen që të gjithë prindërit më kuptojnë. Jam aq i lumtur me ardhjen në shtëpinë tonë të Gretës sa nuk mund t’a përshkruaj me fjalë. Jam po aq i lumtur me zgjedhjen e vajzës sime për Gimbon sa nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Dua të them një gjë dhe dua ta them me plot bindje: nëse Gimbo nuk skualifikohet nga loja, unë ju betohem juve dhe ju jap fjalën që unë do ti hipi avionit dhe do t’u bëj prapë një dasmë të madhe aty brenda në Big Brother”, tha Toni Bollati.
Ai komentoi edhe deklaratat e forta që Rogert Sterkaj ka bërë kundrejt tij, duke thënë se ndodhet në burg.
I pyetur nga moderatorja e programit, Kiara Tito, që i qëndron fjalëve që ai ka thënë për Armir Shahinin, zoti Bollati u përgjigj duke thënë që i qëndron fjalëve për Mirin deri sa të vdesë. Madje ai shtoi se ka “neveri për atë person”.
“Unë në këto momente ndodhem si kokrra e mollës, ashtu si ka thënë edhe vajza ime. Jam në Afrikë të Jugut. Unë jam shumë mirë edhe mund të bëjmë edhe një video call edhe e shikoni sa mirë që jam. Për deklaratën që kam bërë për Mirin, nuk jam pishman zero. I qëndroj fjalëve të mia deri në vdekje.
Selin është njeri i besës edhe në asnjë moment nuk e nomininoi Mirin deri sa e pa si është e vërteta. Edhe për besën që i dha atij në fillim të programit, e ka mbajtur atë besë deri në fund, derisa e kuptoi që e ka keqpërdorur këtë besë. Mos më bëni më pyetje për atë, e kam neveri, nuk dua të flas më edhe t’i jap vlera më atij.
Unë jam shumë krenar për vajzën time, e kam mbretëreshë”, tha babi i Selin.
Ai ka komentuar deklaratat e forta që ka bërë Rogert Sterkaj kundrejt së bijës dhe tij.
Bollati u shpreh se Rogertin nuk e njeh dhe nuk ka dëgjuar ndonjëherë për të, derisa hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Gjithashtu ai hodhi poshtë akuzat se ndodhet në burg.
Në lidhje me deklaratat ndaj vajzës së tij, i bëri thirrje babait të Rogertit që ta shohë sipas ligjeve të Kanunit.
“Rogertin nuk e njoh dhe nuk kam dëgjuar ndonjëherë për të. Po ju them që ajo mund të ketë thënë shumë gjëra, por jo diçka që nuk qëndron. Kjo gjëja e burgut e kam sajuar unë. Me Rogertin se di a do më jepet mundësia për të folur, apo jo. Me Rogertin nuk besoj se do takohem. Përmes ju i çoj fjalë, babait të tij që ta shohë këtë punë sipas ligjeve dhe kanuneve që kur e shan një vajzë mbi dy herë, ke ofenduar burrin, babain, dajat dhe gjithë familjen e vajzës. Kaq kisha për këtë Rogertin unë.”, tha Toni Bollati.
Ndërkohë kujtojmë se Rogerti ka deklaruar se tezja e Selin i ka thënë që i ati i banores ndodhet në burg, gjë që është hedhur poshtë nga banorja e BBV 5.

revista.one/


