“Unë e di se kush je ti…” Artani i kujton Juelës ditët kur flirtonte me “Flori Official”

“Unë e di se kush je ti…” Artani i kujton Juelës ditët kur flirtonte me “Flori Official”

March 16, 2026 0

Artan Kola e ka nisur ditën e sotme me debate të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Në një moment ai shkoi te Juela duke i thënë se Rogerti i ka përmendur trupin.

Ndërkohë Juela e hedh poshtë një gjë të tillë dhe i kthehet duke i thënë se komente për trupin e saj ka dhënë vetë Artani.

Pjesë nda debati:

Juela: Ti i ke thënë si të duket Juela. Në rregull? Ti je marrë me trupin tim o Tani, duke bërë komente

Artani: Kush e tha fjalën aty? O mashtrues.

Juela: E nuk të kam thënë as pervers, as maniak, as nuk kam përfituar

Artani: Kush e ka thënë? Ishte dhe Stenaldo këtu

Rogerti: Prapë je duke e përmendur trupin

Juela: Brikena të ka thënë pervers e të gjitha, unë jo. Unë shikoj përtej. Të betohem për këtë ditë që nuk të flas më. Për mua nuk ekziston, nuk kam asnjë lloj konsiderate për ty.

Artani: Trupin t’a përmendi

Juela: Ti që bën këshilltarin sikur po më mbron

Artani: Unë e di kush je ti

Juela: Jo, ti nuk e di kush jam unë

Artani: Ti je Juela e 12 janarit deri 20 janar kur erdhi ai ordineri.

Kujtojme se ne janar Juela pati afersi te madhe me banorin e ri Florin Prini. “Flori Official” është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, i prezantuar nga produksioni si një personazh i njohur i rrjeteve sociale.

Megjithatë, ajo që nuk u përmend në asnjë moment ishte emri dhe mbiemri i tij i vërtetë. Publikut iu servir vetëm nofka “Flori Official”, me të cilën ai njihet në internet, pa asnjë sqarim tjetër mbi identitetin personal.

Sipas raportimeve, emri i vërtetë i tij është Florian Prini, një person i cili rezulton i skeduar nga autoritetet italiane në lidhje me një çështje të rëndë penale. Mediat në Itali kanë raportuar që në shkurt të vitit 2015 për goditjen e një rrjeti prostitucioni, ku Prini përmendej si një nga personat përgjegjës.

Hetimet kishin nisur më 16 qershor 2014, pas një përleshjeje të dhunshme mes prostitutave, e cila përfundoi me plagosjen me thikë të një gruaje të re. Gjatë muajve në vijim, policia italiane rindërtoi skemën e funksionimit të rrjetit, duke zbuluar përplasjet mes prostitutave “të pavarura” dhe atyre që menaxhoheshin nga një çift shqiptar.

Karabinierët arrestuan Florian Prinin dhe partneren e tij, Fabiana Hoxhën. Prini ishte rezident i ligjshëm në Itali, ndërsa Hoxha rezultonte e regjistruar si emigrante. Vendbanimi i tyre në Torre Pedrera ishte identifikuar prej kohësh si një qendër logjistike për aktivitetin e prostitucionit.

revista.one/