“Ke rënë në dashuri me burrë të martuar, Rogerti të ka përdorur…”, Mateo debaton me Juelën
March 17, 2026Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” nuk kanë të mbaruar. Gjatë një përplasje mes Artanit dhe Juelës, ka ndërhyrë edhe Mateo, i cili i thotë banores që i vjen mirë që po e përndjek Artani.
“Më bëhet qejfi që po të vjen nga pas siç më ka ardhur mua, se kur më vinte mua, nuk të dëgjohej zëri, madje e mbroje”, i thotë Mateo, ndërkohë Juela i kundërpërgjigjet: “Ti e ke ofenduar në të gjitha format”.
Më pas Mateo i kujton Juelës klipin që u shfaq në Prime-n e së shtunës së bashku me Rogertin, sikur kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Sipas tij, Juela ka nisur që të krijojë ndjenja për të, ndërsa ai po e përdor për lojë.
Juela: Je i pari që ke përdorur Brikenën këtu brenda
Mateo: Ja ku e ke atë që ke ndjenja
Juela: O injorant, që i ke sharë kësaj Juele të gjitha të zezës
Mateo: Duke u zgërdhirë o i shkreti ti, ec, nuk t’u drodh qerpiku për burrin e martuar
Juela: I ke thënë kësaj femre e shpifur, të gjitha të zezat
Mateo: Po të kesh respekt për vete largohesh.
revista.one/


