“Pse bre ka hyrë pa mua, do hynim bashkë”, kur Gimbo mëson se Gjesti ndodhet në burg

“Pse bre ka hyrë pa mua, do hynim bashkë”, kur Gimbo mëson se Gjesti ndodhet në burg

March 18, 2026 0

DJ Gimbo, menjëherë pasi mbërriti në studio pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, u përball me një lajm të papritur lidhur me mikun e tij, reperin Gjesti.

Gjatë intervistës pas daljes nga shtëpia, moderatori Ledion Liço e informoi DJ Gimbën për zhvillimet e fundit që lidhen me Gjestin. Ai i tregoi se reperi ka qenë i përfshirë në një incident të ndodhur ditët e fundit në zyrat e kompanisë që menaxhonte materialet e tij në platformat online, ku dyshohet se ka kërcënuar stafin.

Si pasojë e këtij rasti, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga gjykata, ndërsa aktualisht ndodhet i izoluar në burg.

Lajmi e befasoi DJ Gimbën, i cili reagoi menjëherë me humor dhe habi.

“Pse bre nuk më ke pritur, do kishim hyrë bashkë”, tha ai, duke iu referuar faktit që sapo kishte dalë nga shtëpia e Big Brother-it, ndërsa miku i tij ndodhet tashmë në paraburgim.

Megjithatë, ai shtoi se për të më e rëndësishmja është që Gjesti të jetë mirë me shëndet. DJ Gimbo u shpreh se tani që është jashtë, do të përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar mikun e tij në këtë situatë.

Reagimi i tij u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e fansave të dyshes, të cilët prej kohësh njihen për miqësinë dhe bashkëpunimin e tyre në skenën muzikore.

Kujtojme se një surprizë nga ajri i shkoii në ditën e martë për DJ Gimbon.

Ndonëse nuk shkruhej se nga kush e nuk shihej, ata vazhduan me aludime. “Forca King”, lexoi njëri prej banorëve për atë që thuhej në dron.

Gimbo më pas tha se nëse ishte një gjë e tillë, është nga miku i tij i ngushtë, Gjesti.

DJ nga Kosova ndërkaq nuk ishte në dijeni për atë që ka ndodhur me artistin pejan jashtë.

revista.one/