“Ti je zagare e Selin”, Rogerti shpërthen ndaj Brikenës: Frikacake, tregove kush je

“Ti je zagare e Selin”, Rogerti shpërthen ndaj Brikenës: Frikacake, tregove kush je

March 21, 2026 0

Debatet mes Rogertit dhe Brikenës kanë qenë mjaft të ashpra sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Teksa Brikena ndodhej tek Arena ku katër banorë po kryenin sfidën e rezistencës, Rogerti ka shkuar aty dhe ka nisur që të debatojë.

“Ju jeni zagarët e Selin”, iu drejtua ai fillimisht Mateos, Nikol dhe Brikenës. Më pas ai u fokusua vetëm tek kjo e fundit, të cilën e quajti frikacake.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Ti je një false total, je zagare e Selin se e ke frikë

Brikena: Po. Ti je ai që nuk di ça nxjerr nga goja

Rogerti: Frikacake dhe gjithë shqiptarët janë duke e parë. Ti je zagare e Selin

Brikena: Ti je ai që nuk e di çfarë po nxjerr nga goja. Turp për fjalët që i thua

Rogerti: Ja zagarët e Selin

Brikena: Ty të vjen turp për fjalët që thua

Rogerti: Hallall i qoftë Selin. Ti kishe shansin me dalë vetëm, ti tregove se je zagare e Selin. Ke 4 ditë pa i fol Shëndritit dhe ti je zagare e Selin. Sa më bëhet qejfi.

Brikena: Shko e fol me Juelën.

Me heret, ai i tha se si njeri jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo është një vajzë e mirë dhe që kujdeset për të tjerët.

Por Rogerti shtoi se Brikena është total jashtë lojës. Madje i tha se nëse i bie në dorë ndonjë avantazh, ai do t’a nxjerrë jashtë. Sipas tij, do t’a vendosë përballë Selin, Mirit apo vetes.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Jam i bindur që ke vlera njerëzore, që në fakt është mirë që ti tregosh këto vlera, që kujdesesh për njerëzit, e pranoj këtë gjë.

Brikena: Mendimet e tua nuk më interesojnë.

Rogerti: Ti je dyfish me e dashur se Selin. Ti u jep ushqim njerëzve te stacioni i trenit me i pa. A u jep?

Brikena: Mendimet e tua nuk më interesojnë.

Rogerti: Ato endacakët që i ke jashtë, në Milano, me i pa, a i ndalon në rrugë me iu dhënë diçka për të ngrënë. A i pyet? Si njerëzore mendoj se e bën. Me shkuar Selin, kjo nuk e bën atë gjë. Pra, vetëm këtu mendoj mirë për ty. Pastaj ça ke këtu në lojë, ta kam shpjeguar 100 herë, ti zonjë e dashur nëse nuk i pasqyron publikut o dashuri, o shkëputje, ti je total jashtë nga kjo lojë.

Brikena: Ti je i pacipë.

Rogerti: Dhe jam i bindur se po më erdhi mua ndonjë gjë, Brikena Selmani, për kokë të nënës nëse nuk të heq ty. Po më erdhi gjë në dorë, do të vë kundër Selin, Mirit dhe vetes. Mbaje mend. Kam qenë total tifoz dhe promovimi i jot, kam rrezikuar ortakërinë me Juelën, vetëm për të treguar se ti mund të shkosh në finale pa Mateon. Tani më ke kthyer në kundërshtar të përbetuar.

revista.one/