“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo e plotëson “live” kërkesën e Selin
March 21, 2026Ndër të ftuarit e kësaj të premteje në “Goca dhe Gra” ishte Dj Gimbo, i cili u eliminua nga gara e e Big Brother, por “fitorja” e tij ishte lidhja me Selinën.
Ai tregoi se Selinën e ka pëlqyer para se të futej në big Brother, ndërsa tha se tashmë ndihet si “peshku pa ujë”.
“Që jashtë e kam pëlqyer. Kam ardhur që jashtë me pëlqim dhe ja shpreha. Fizikisht i ka sytë e bukur dhe floktë e bardha. Është shumë femër, trupin e ka si balerinë. Unë nuk kam të dashur jashtë, e kam brenda shtëpisë. Kam bërë dashuri shpirtërore me Selin. Karakterin, e ka kokën shumë të fortë. Pa Selin, ndihem si peshku pa ujë. Jam mësuar të zgjohem me Selin, tani zgjohem me Gjestin. Motrat kanë nisur të këndojnë këngën “hajde nuse, reja ime”-u shpreh Gimbo.
Selin i ka kërkuar Gimbos së fundmi që ai të postojë një foto në Instagram me unazë, dhe Gimbo ia plotësoi dëshirën “live” në “Goca dhe Gra”.
Gimbo ndër të tjera tregoi se është takuar me familjen e Selinës.
Ish-banori i Big Brother Vip 5, Gimbo, ka folur edhe për situatën e Gjestit, i cili u arrestua pak ditë më parë për armëmbajtje pa leje.
Gimbo është shprehur se ai është shumë mirë, dhe se situata tashmë do të zgjidhet përmes procesit gjyqësor.
“Gjesti është shumë mirë, jetojmë bashkë në një shtëpi, është shumë mirë. Kur ma ka treguar Ledioni, për mua ka qenë shumë e papritur edhe tani është në proces gjyqësor edhe ligji vendos edhe e kanë në dorë ata, edhe ne për momentin jemi shumë mirë. Është mirë nga ana emocionale, familjare i ka shumë mirë”, tha Gimbo pa dhënë shumë detaje.
Gjithashtu i pyetur nga moderatorët e Goca dhe Gra nëse është ndjerë i favorizuar në Big Brother Vip 5, për shkak të shoqërisë së tij me Gjesin, ai tha se:
“Po padyshim që po e kam ndjerë veten shumë të sigurt se ka qenë një influencë shumë e madhe, edhe jam falënderuese shumë atyre që më kanë mbështetur”.

revista.one/


