Artani eliminohet nga Big Brother, Rogerti dërgon në nominim Mateon me Stenaldon

Artani eliminohet nga Big Brother, Rogerti dërgon në nominim Mateon me Stenaldon

March 22, 2026 0

Artani është banori i cili është eliminuar nga Big Brother VIP 5 këtë të shtunë. Ai ndodhej në nominim së bashku me Nikol, Selin dhe Stenaldon, të cilët mbetën në fund në zinxhirin e shpëtimit, teksa iu bashkua edhe Rogerti i cili ndodhet në nominim të përhershëm.

Menjëherë pasi iu lexua emri, Artani u largua nga shtëpia pa zgjedhur të takonte asnjë nga banorët e tjerë.

Nderkohe Rogerti ishte zgjedhur lideri i shtëpisë këtë javë, gjë që i dha atij një avantazh në nominimin e së shtunës.

Këtë të shtunë, ai duhet të zgjidhte një nga këto dy dyshe për ta dërguar për në televotim për të martën.

Rogerti zgjodhi që në nominim kokë më kokë të dërgonte Stenaldon dhe Mateon, me njërin prej tyre që do të lërë shtëpinë.

revista.one/