Stenaldo largohet nga Big Brother VIP Albania 5, Mateon e shpëton puthja e Brikenës

Stenaldo largohet nga Big Brother VIP Albania 5, Mateon e shpëton puthja e Brikenës

March 25, 2026 0

Stenaldo Mëhilli është eliminuari i mbrëmjes së së martës nga spektakli Big Brother VIP Albania.

Ai u largua nga gara pas një televotimi vendimtar, ku përballë tij ishte edhe Mateo Borri, i cili arriti të shpëtojë dhe të vazhdojë rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Stenaldo u konsiderua si një nga konkurrentët më të veçantë të këtij sezoni, pasi, ndonëse i verbër, ai sfidoi stereotipet televizive duke u bërë pjesë e formatit dhe duke fituar simpatinë e publikut me energjinë dhe humorin e tij. Gjatë qëndrimit në shtëpi, ai solli momente të shumta argëtuese, veçanërisht përmes imitimit të zërave dhe karaktereve të njohura.

Për shumë ndjekës, rrugëtimi i Stenaldo Mëhilli u konsiderua inspirues, pasi dëshmoi se kufizimet fizike nuk janë pengesë për të qenë pjesë aktive e një formati kaq sfidues.

Me heret, gjate Prime Mateo dhe Brikena, teksa ishin në dhomën e rrëfimit, kanë folur rreth marrëdhënies së tyre gjatë këtyre ditëve.

Ai u shpreh se nuk i qëndron dot larg banores, megjithëse kjo e fundit u distancua pas disa situatash.

Çifti kanë përjetuar puthjen e tyre të parë, e cila po pritej prej shumë kohësh.

”Jam munduar t’i mbaj distancë, por nuk është e mundur”, tha Mateo.

Ndër të tjera Brikena u shpreh optimiste, duke u deklaruar se Mateo nuk do të largohet sonte nga shtëpia.

”Mateo nuk del sonte, kështu e ndjej. Por nëse Mateo del, dal edhe unë”, tha ajo.

Pas disa minutash në dhomën e rrëfimit, çifti kanë përjetuar puthjen e tyre të parë, e cila më pas u shoqërua me brohoritma nga publiku.

revista.one/